Në Golem të Shqipërisë po zhvillohet një kamp stërvitor i xhudos ku po marrin pjesë xhudistë nga Kosova dhe Shqipëria. Këto përgatitje po bëhen për të qenë gati për vlugun e madh të garave ndërkombëtare të xhudos, e ku Kosova synon shumë medalje elitare evropiane e botërore.
Me ecurinë e këtyre përgatitjeve është shprehur i kënaqur trajneri më i mirë në botë në sportin e xhudos, Driton Kuka.
“Ai ka thënë se po ofrohet koha e garave të njëpasnjëshme, ndërsa ka shtuar se frytet e projektit ‘Kosova shtet i xhudos’ tashmë kanë filluar të shihenj me masovitet gjithandej në klube ,seksione e shkolla të xhudos,” ka shkruar Kuka./Katror.info