katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit
    14 minutes ago
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    20 minutes ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    43 minutes ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    20 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    21 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    22 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    22 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    18 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    22 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Pse Bob Marley është ikonë e të drejtave të njeriut?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Pse Bob Marley është ikonë e të drejtave të njeriut?

Last updated: 06/03/2024 1:31 PM
276 Shikime
Shpërndaje
Foto: Britannica
  1. katror.info>
  2. People>
  3. Pse Bob Marley është ikonë e të drejtave të njeriut?

Bob Marley e bëri të famshme në botë muzikën Reggae me melodinë dhe mesazhet që dha, mesazhe që edhe sot janë më të rëndësishme se kurrë. Atij i kushtohet filmi biografik, “One Love”, që pritet të shfaqet në kinema.

Kur Bob Marley doli në qershor të 1980-ës për të kënduar në skenën e Sallës së Sportit në Këln, ai, muzikanti nga Xhamajka, i kishte tashmë të dukshme shenjat e sëmundjes. Por shkëlqimi i tij i bëri për vete 8 mijë spektatorët e publikut, sidomos kur këndoi këngën “Kënga e shpagimit”. Krejt i vetëm, në konin ndriçues të një projektori drite, rrethuar nga retë e tymit të krijuar prej qindra cigareve me hashash, që kalonin nëpër publik nga njëra dorë në tjetrën, transmeton DW.

Një vit më vonë Marley vdiq, më 11 maj 1981, nga sëmundja e kancerit. Ai ishte 36 vjeç. Por mesazhet e tij politike dhe shpirtërore janë edhe sot gjallë dhe do të vazhdojnë të jetojnë në këngët e tij.

Mundesh me e lexu edhe...

“Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60

Bob Marley lëshoi nëpër botë muzikën Reggae dhe mesazhet e saj, në mënyrë aq bindëse, saqë UNESCO e ka futur këtë lloj muzike në trashëgiminë shpirtërore të botës dhe Reggae luhet sot kudo në botë. Filmi biografik “One Love”, “Një dashuri” do të ngrejë një përmendore tjetër për Bob Marley-n.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Rastafari, një fe e re

Në moshën 22 vjeçare Bob Marley zbuloi fenë Rastafari. Kjo fe është krijuar rreth 100 vjet më parë. Si moment krijimi shënohet dita kur Haile Selassie I. u kurorëzua Perandor i Etiopisë, më 2 nëntor 1930. Pak vite më parë, aktivisti xhamajkian Marcus Garvey kishte profetizuar kurorëzimin në Afrikë të një mbreti të fuqishëm me ngjyrë, i cili do të sillte çlirimin nga prangat për të gjithë njerëzit me ngjyrë.

Emri origjinal i Selassies ka qenë Ras Tafari Makkonen. “Ras” do të thotë “Kont” në gjuhën amhare, gjuhën që flitet në Ethiopi. Besimtarët e fesë Rastafari shohin tek ai ringjalljen e Krishtit dhe e trajtojnë atë sikur të ishte Zoti i gjallë mbi Tokë. Shumë pjesë të besimit në fenë Rastafari i referohen Biblës, sidomos Testamentit të Vjetër.

Besimtarët e fesë Rastafari besojnë në rikthimin shpirtëror në Afrikë, tokën e premtuar, Etiopinë. Xhamajkianët me ngjyrë janë pasardhës të skllevërve që u sollën me detyrim nga Afrika në Amerikë dhe në Karaibe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Besimtarët e fesë Rastafari duan që me ndihmën e besimit të arrijnë një ndryshim kulturor, për të ndryshuar kulturën e krijuar nga skllavërimi i të parëve të tyre. Për të krijuar një jetë sa më të natyrshme dhe afër natyrës, me parimet e dashurisë dhe paqes, drejtësisë, unitetit dhe drejtësisë, dhe luftën kundër Babilonit, një sinonim për “botën perëndimore”, që ka sjellë kaq shumë fatkeqësira për popullin afrikan. Babiloni është sinonim edhe për Xhamajkën, vendin ku u sollën si skllevër të parët e tyre.

Ngjyra e lëkurës e parëndësishme

Besimtarët e fesë Rastafari janë kundër çdo lloj forme nënshtrimi politik, kulturor dhe fetar të njeriut. Kështu feja Rastafari është një lëvizje mbarëbotërore me idhtarë njerëz me ngjyra të ndryshme lëkure. Sot numri i tyre vlerësohet të jetë në gjithë botën 700 mijë deri një milionë.

Duke mbajtur flokë me rrica (anglisht dreadlocks) disa besimtarë të fesë Rastafari duan të distancohen me qëllim nga shtresa e lartë e shoqërisë. Rrënjët historike të flokëve me rrica e kanë origjinën tek luftëtarët e lirisë të mau-mau-ëve, që luftonin në Kenia kundër Britanisë kolonialiste. Besimtarët e fesë Rastafari identifikohen me ta. Pirja e marijuanës, që përmendet shpesh e lidhur me ta shërben më shumë për zgjerimin e vetëdijes se sa për të trazuar mendjen dhe nuk është doemos pjesë e fesë Rastafari.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Bob Marley e bëri Reggae të njohur në gjithë botën

Bob Marleyn, që vlerësohet të jetë ylli i parë botëror, që vjen nga një vend në zhvillim, bëri të njohur për gjithë botën edhe muzikën Reggae, muzikën e besimtarëve Rastafari. Kjo muzikë ka lindur në vitet 1960 në Xhamajka, në një kohë kur trazirat sociale dhe gangsterrët i bënin të pasigurta rrugët e vendit.

DJ, që bënin muzikë në rrugë me magnetofonët e tyre (diskotekat mobile), e zhvilluan këtë lloj tingulli duke marrë ndikim nga lloje muzike të njohur mirë si Mento, Ska, Soul dhe Xhaz. Bob Marley ishte pjesëmarrës i rëndësishëm në këto zhvillime.

Ritmi i lëshuar por edhe shtytës përshtatet më së miri për përhapjen e mesazheve pozitive të paqes dhe dashurisë. Tekstet e Bob Marleyt përdorin shumë retorikë fetare, megjithatë ato janë tokësore dhe tregojnë për problemet e një pakice të diskriminuar, për getot, skllavërinë dhe padrejtësitë. Besimi Rastafari shoqëron si një emërues i përbashkët këngët e Marleyt.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këngët e Bob Marleyt

“Get Up Stand Up”, “Çohu, qendro”, është krijuar pasi Bob Marley shkoi në Haiti, ku me sa duket u shokua nga varfëria që sundonte atje nën diktaturën e Duvalierit, (1957-1986). Teksti u bën thirrje njerëzve të luftojnë për të drejtat e tyre dhe të mos dorëzohen. Kënga inkurajon njerëzit të kenë besim tek gjykimi i tyre. “Get Up, Stand Up” shihet si himni jozyrtar i organizatës Amnesty International.

Kënga “Exodus” merret me kthimin në Afrikë të besimit Rastafari. Në tekst thuhet: “A jeni të kënaqur me jetën që bëni? Ne e dimë ku po shkojmë, e dimë prej nga vijmë, ne ikim nga Babiloni, ne shkojmë në vendin e baballarëve. Në këtë ekzil është në lëvizje populli i Jahut (Zotit).

Në këngën “Zimbabwe” Bob Marley nxit afrikanët që të çlirojnë Zimbabven, që duke qenë koloni britanike mban emrin Rhodezia. Në festimet për pavarësimin e Zimbabves, Marley e interpretoi këtë këngë në kohë reale. Ajo u kthye në himnin kombëtar jozyrtar të vendit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shpesh e keqkuptuar: No Woman, No Cry

“Pa grua, pa ulërima “, do kujtonte njeriu fillimisht se thotë ky titull. Por Bob Marley donte të thoshte diçka tjetër, diçka ngushëlluese, sepse në gjuhën e banorëve të Trenchtown “No Woman, No Cry” do të thotë: “Jo grua, mos qaj!”

Trenchtown është lagja geto e kryeqytetit xhamajkian, Kingston, lagjia ku u rrit Bob Marley vetë. Kënga pasqyron jetën e atjeshme, të karakterizuar nga varfëria dhe bandat e forta familjare, që ndihmojnë njera-tjetrën. Kënga është kompozuar kur Marley ishte ulur në oborr dhe dëgjonte se si qante një grua e lagjes.

Trashëgimia e Marleyt: Kënga e shpagimit

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kënga “Redemption Song”, kënga e shpagimit, është gjurma që ka lënë pas Marley. Ka shumë incizime të saj, por në fakt ai donte të kishte vetëm një version të saj, me zë të pastër dhe kitarë, duke lënë mënjanë instrumentat e tjerë, në mënyrë që të rritet intensiteti i këngës.

Në këtë këngë Marley citon profetin e fesë Rasta, Marcus Garvey, i cili pati thënë në vitin 1937 në një fjalim mbajtur në radio: “Emanciponi veten nga skllavëria mentale, asnjë tjetër përveç jush nuk mund t’ua çlirojë mendjen.”

Skllavëria e të parëve duhet zhdukur nga kokat e njerëzve, vetëm kur e ka shpirtin të lirë njeriu është vërtet i lirë. Këto mendime dhe duke e ditur se do të vdiste pas pak kohësh, e frymëzuan Bob Marleyn të kompozonte “Redemption Song”. Një këngë me të cilën ai jep edhe sot shpresë për shumë njerëz në botë. /Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:Bob Marleydrejtat e njeriutDWEthiopiKontOne LovepeopleReggaeUNESCO

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Gjyqtarët shqiptarë do të arbitrojnë duelin e 1/16-ave në Ligën e Konferencës
Artikulli i ardhshëm Filmi i producentit Driton Ramadani fitoi çmimin e filmit më të mirë në Arizona të ShBA

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”

25 Shikime
LajmePeople

Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin

59 Shikime
People

Suedia, superfuqia e fshehtë në botën muzikore

321 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?