Katër gjyqtarë shqiptarë do të marrin drejtimin e lojës së raundit të 1/16-të në UEFA Europa Conference League mes Ajax-it dhe Aston Villa-s. Kryesori do të jetë Enea Jorgji.
Jorgji, në cilësinë e gjyqtarit kryesor të takimit, do të ndihmohet nga Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Eldorjan Hamiti do të jetë arbitri i katërt.
Kjo do të jetë ndeshja e gjashtë në Evropë këtë sezon që drejtohet nga Jorgji. Ai ka drejtuar edhe në Champions League dhe Europa League.
Jorgji dëri më tani ka drejtuar takimet: Young Boys – Leipzig, Sporting – Rakow, Rakow – Atalanta, Molde – Legia dhe Union SG – Lugano.
Ndeshja e fundit e arbitruar nga Jorgji në Evropë ishte takimi i play-off në Conference League mes Molde-s dhe Legia-s (15 shkurt 2024), ku norvegjezët triumfuan 3-2 dhe ku u nxorën shtatë kartona të verdhë./Katror.info