Një studim norvegjez ka treguar se një dush i shkurtër me ujë të ftohtë në mëngjes mund të bëjë diferencën në mënyrën se si ndiheni gjatë ditës. Pjesëmarrësit në hulumtim raportuan se ndiheshin më energjikë, më të përqendruar dhe me humor më të mirë pas vetëm 2-3 minutash ekspozim në ujë të ftohtë, shkruan TAR.
Sipas ekspertëve, kjo praktikë stimulon qarkullimin e gjakut, rrit sekretimin e endorfinave dhe forcon sistemin imunitar. Për më tepër, është një mënyrë natyrale dhe falas për të luftuar lodhjen apo ndjenjën e mungesës së motivimit në mëngjes.
Mjekët rekomandojnë që dushi i ftohtë të bëhet gradualisht, duke nisur me temperatura të vakëta e më pas duke i ulur ato, në mënyrë që trupi të përshtatet pa stres. /Katror.info