katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    7 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    7 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    7 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    16 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    16 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    16 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    16 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    13 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    16 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: ​“Nuk ka asnjë emër që ka ‘pushtuar’ botën më shumë sesa Skënderbeu”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

​“Nuk ka asnjë emër që ka ‘pushtuar’ botën më shumë sesa Skënderbeu”

Last updated: 06/05/2024 5:21 PM
243 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. ​“Nuk ka asnjë emër që ka ‘pushtuar’ botën më shumë sesa Skënderbeu”

“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Gjergj Kastriotit-Skënderbeu. Ai ishte model i atdhetarizmit, dashurisë, urtësisë dhe mendjehollësisë. Gjergji është i gjithë Evropës dhe njerëzimit sepse nuk luftoi vetëm për lirinë e shqiptarëve për lirinë e të gjithë popujve të Ballkanit dhe Evropës”.

Kështu u tha në organizmin e mbajtur në nder të ditëlindjes së 619 të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me ç‘rast u vlerësua lartë figura e tij dhe misioni për lirinë e trojeve shqiptare.

Në një fjalë rasti, kryetari i organizatës “Shqiptaria”, Nijazi Gashi tha se Skënderbeu është i gjithë njerëzimit sepse ai nuk luftoi vetëm për lirinë e shqiptarëve por të gjithë popujve të Ballkanit dhe Evropës.

Mundesh me e lexu edhe...

Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00

Përmes këtij organizimi, Gashi iu drejtua qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë me kërkesën që ditëlindja e Skënderbeut të futet në kalendarin e festave kombëtare shqiptare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në këtë datë Zoti na dërgoi Gjergj Kastriotin me mision hyjnor dhe në detyra konkrete. Në një të bashkonte princat shqiptarë bashkë me trojet e tyre në një shtet të vetëm që do të quhej Shqipëri dhe do t’iu tregonte se vetëm të bashkuar dorëpërdore mund të mbijetojmë në këtë cep të botës së trazuar dhe të lakmuar nga të gjithë popujt që na rrethonin. Dy, të bashkonte fiset që kishin emra të ndryshëm duke pagëzuar të gjithë pa dallim me emrin shqiptar. Tre, të bashkonte të gjitha flamujt në një flamur dhe ai është dhe do të jetë flamuri kuq e zi me shqiponjën dy krenare…Gjergji është i gjithë Evropës dhe njerëzimit sepse nuk luftoi vetëm për lirinë e shqiptarëve për lirinë e të gjithë popujve të Ballkanit dhe Evropës…I ftojmë disa popuj të mëdhenj dhe të fuqishëm të botës të heqin dorë nga imponimi me dhunë i vullnetit dhe ambicieve të tyre të sëmura për pushtimin e popujve me të dobët dhe më të vegjël…Nga ky tubim madhështor t’iu drejtohemi të dy qeverive tona me kërkesën që kjo festë të futet në kalanderin e festave kombëtare shqiptare”, u shpreh Gashi.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Shoqatës “Kufijtë e Arbërit”, Raif Gashi tha se epoka e Skënderbeut në shekullin e 15-të dhe vetë figura e tij ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe në rritje të vetëdijes kombëtare të tyre.

Po ashtu, edhe Gashi kërkoi nga të dy qeveritë që të nxirret ligji për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Gjergj Kastriotit Skënderbeu, edhe atë në formë të përmendoreve, statujave, muraleve, e pikturave të ndryshme anë e kënd botës…Emrin e tij e ka çdo gjuhë në botë. Lirisht mund të themi se epoka e Skënderbeut në shekullin e 15-të dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe në rritje të vetëdijes kombëtare të tyre. Ishte model i atdhetarizmit, dashurisë, urtësisë dhe mendjehollësisë…Sa më parë kërkojmë nga qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë dhe kudo që të nxirret ligji për mbrojtjen e vlerave kombëtare, emri i Gjergj Kastriotit, Nënë Terezës, UÇK-së dhe gjitha figurave kombëtare e posaçërisht flamurit kombëtar i cili përdhoset çdo ditë dhe nuk mbrohet me ligj ”, tha Gashi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku tha se si rezultat i përpjekjeve që prej Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Ismail Qemajlit dhe Adem Jasharit e luftës çlirimtare, është ndërtuar shteti i Kosovës, i cili është vetëm një pjesë e amanetit që e kishin mijëra e mijëra dëshmorë të kombit shqiptar.

“Populli shqiptar vazhdimisht gjatë historisë ka bërë përpjekje por edhe luftëra kundër pushtuesve për ta ruajtur qenien kombëtare dhe atdheun e tij. Që në kohën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Ismail Qemailit e Isa Boletinit, rilindësve por edhe në kohën e Adem Jasharit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithmonë sukseset e luftërave çlirimtare kanë qenë për shkak se janë bashkuar të gjithë luftëtarët për të luftuar kundër pushtuesve. Si rezultat i gjithë këtyre përpjekjeve që prej Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Ismial Qemajlit e Adem Jasharit ne kemi, edhe si rezultat i luftës çlirimtare, e kemi edhe Kosovën shtet e cila është vetëm një pjesë e amanetit që e kishin mijëra e mijëra dëshmorë të kombit shqiptar për një Shqipëri të bashkuar”, theksoi Klinaku.

Edhe Dibran Gashi nga Lëvizja e Deçanit propozoi qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës që kjo datë të bëhet festë zyrtare kombëtare që nga viti i ardhshëm.

“Në emër të Lëvizjes së Deçanit urime dhe gëzuar ditëlindja e kryezotit tonë Gjergj Kastriotit. Profetit të shqiptarisë, atletit mbrojtës të civilizimit evropian e festofshin çdo mot e jetë mbarë kombëtarisht. U propozojmë të dy kuvendeve të Shqipërisë dhe të Kosovës që nga viti i ardhshëm kjo datë të bëhet festë zyrtare kombëtare”, tha Gashi.

Ditëlindja e heroit po shënohet në Prishtinë me shumë aktivitete, ku edhe po kërkohet që kjo ditë të hyjë në ditët e festave kombëtare./Telegrafi

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:ditelindjaLajme te miraSkenderbeutoptophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga Diana Qerimi
Artikulli i ardhshëm PriFest – thirrje për të rinjtë për aplikim për film të shkurtër

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

5 Shikime
Lajme të mira

Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

51 Shikime
Lajme të mira

Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?