Edicioni i 16 i PriFest do të mbahet nga 10 deri me 15 shtator.
Punëtoritë për këtë edicion po vazhdojnë, ku tashmë janë hapur mundësitë edhe për të rinjtë dhe talentin e tyre në film.
Nëse jeni 15-25 vjeç dhe keni një ide ose skenar për xhirimin e një filmi të shkurtër, PriFest ju fton të aplikoni për pjesëmarrje në punëtoritë për zhvillimin e filmave tuaj të parë.
”Në kuadër të projektit “Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor”, rrjeti EDU CUTS shpall një thirrje për kineastët e rinj me qëllim përshpejtimin e njohurive dhe aftësive” thuhet në njoftim.
Punëtoritë janë pa pagesë për të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa kërkohet njohuri të gjuhës angleze.
Më poshtë gjeni afatet dhe vegëzat e plotësimit të formularëve për aplikim:
Punëtoria 1 – Afati i fundit për aplikime: 15.5.2024
Për punëtorinë e parë, plotësoni këtë FORMULAR APLIKACIONI: https://bit.ly/FirstFilm1
Punëtoria 2 – Afati i fundit për aplikime: 01.6.2024
Për punëtorinë e dytë, plotësoni këtë FORMULAR APLIKACIONI: https://bit.ly/FirstFilm2
Sias PriFest, projekti “Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor” i financuar nga Bashkimi Evropian synon të nxisë dialogun në Ballkanin Perëndimor duke zhvilluar sektorët kulturorë dhe krijues për rritjen e ndikimit socio-ekonomik. /Katror.info