katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    “Goca e Kaçanikut” çoi artin e Operës së Kosovës në Shkup
    13 minutes ago
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    24 minutes ago
    India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina
    26 minutes ago
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    24 minutes ago
    Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit
    2 hours ago
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    3 hours ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    23 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Rrugëtimi i Adelina Tërshanit: Nga aktivizmi feminist te poezia ‘slam’ si formë qëndrese
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Rrugëtimi i Adelina Tërshanit: Nga aktivizmi feminist te poezia ‘slam’ si formë qëndrese

Last updated: 12/11/2025 12:19 PM
117 Shikime
Shpërndaje
Foto: Google
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Rrugëtimi i Adelina Tërshanit: Nga aktivizmi feminist te poezia ‘slam’ si formë qëndrese

“E kujtoj që babi më ka thonë: “A mundesh me qenë personi që as nuk e çel derën, po as nuk e mshel, rri qaty ka mesi, se nëse e çel derën ke me e pas shumë vështirë. — Po nuk po na nxen krejtve në mes dikush duhet me pri”

Ajo vendosi të prijë – nisi para Teatrit Kombëtar me poezinë, duke i shpallë luftë patriarkalizmit.

Priu në protestat e përvitshme “Marshojmë, s’festojmë!

Mundesh me e lexu edhe...

Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit

E nganjëherë rrugët e Kosovës iu duken të ngushta dhe priu edhe përtej oqeanit. Adelina Tërshani udhëhoqi marshin kundër ngrohjes globale në Uashington, më 2022, shkruan Katror.info.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Vazhdoi në Itali. Kësaj herë duke bërë thirrje për paqe. Në Festivalin për paqe Youtopic në Rondine në Itali, ku ishte edhe Presidenti italian, Sergio Mattarella, Adelina mban lart bukën – që në Kosovë, para më shumë se dy dekadash ishte simbol i marshit të grave kosovare kundër luftës

“Unë jam Adelina, dhe vij nga Kosova. Gjatë luftës, mijëra gra ecnin nga një qytet në tjetrin – në heshtje, me bukë në dorë. Ecnin për t’u çuar bukë atyre që po vdisnin nga uria. Ai marsh për jetën u ndalua nga ushtarët. Por sot, askush nuk na ndaloi të ecim për paqen. Dhe këtë bukë e ngre për ata që nuk mund ta bëjnë.”

Adelina Tërshani është një prej zërave më të veçantë të brezit të ri të aktivizmit feminist në Kosovë. Angazhimi i saj nisi nga përballja me realitetet e përditshme të grave në fshatin ku ajo u rrit, me historitë e padrejtësive që shpesh mbeten të padukshme dhe të pashprehura. 

Ajo u bë pjesë e nismave që ngrenë zërin për barazi gjinore, për të drejtat e grave dhe për ndryshimin e mënyrës se si shoqëria i sheh dhe i trajton ato.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Gjithmonë, edhe si fëmijë, e kam pasë përshtypjen që disa veprime nuk po më rrijnë mirë, prej familjes, mënyrës se qysh janë sillë nana e baba ndaj neve si fëmijë. M’u kanë dokë do role gjinore, po s’e kam ditë me ia lanë emrin atëherë. Sistemi shkollor në Kosovë nuk është që na mëson ndoshta prej fillimit për teorinë feministe ose me u përmend pikë së pari fjala barazi gjinore” – tha ajo. 

Foto: Katror Media

E fillet e aktivizmit të saj nuk ishin të qeta. Ajo kujton një rast, kur edhe i ishte rrezikuar jeta.

“E kujtoj që babi më ka thonë: A mundesh me qenë personi që as nuk e çel derën, po as nuk e mshel, rri qaty ka mesi, se nëse e çel derën ke me e pas shumë vështirë, sepse je e para që je tu e çel derën. Edhe nëse e mshel, gjithë është dikush që ta jep naj një shkelëm. E kom menu për shkak se po, është njëfarë ‘comfort zone’ kur ti qëndron kështu si në mes, herë fol herë s’fol. Edhe përgjigjja kështu ma ndoshta ma e shpejtë që më ka ardhë në ato momente me i thanë ka qenë: po nuk po na nxen krejtve në mes. Dikush duhet me e çelë derën, dikush duhet me e mshelë, dikush duhet me i pri.”

Adelina studioi gazetarinë në Universitetin e Prishtinës, duke e parë si një formë përmes të cilës mund të tregojë të vërtetën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ditën e diplomimit isha në intervistën e parë të punës….U punësova si hulumtuese në Rrjetin e Grave të Kosovës dhe mbeta për pesë vjet, sepse e bëja me pasion. Ka pasë raste që më kanë kontaktu gra që kam mujt me i ndihmu konkretisht, qoftë për raportim të dhunës apo diskriminim në treg të punës – raste kur janë pyet në intervista nëse janë shtatzëna ose kur janë ngacmu seksualisht” – u shpreh ajo.

Përtej punës si aktiviste, gazetare e hulumtuese, ajo qysh herët ka gjetur një tjetër formë për ta shprehur revoltën dhe përvojën e saj: poezinë ‘slam’. Për të, kjo formë poetike është mjet komunikimi i drejtpërdrejtë, që i jep zë ndjenjës.

“Kur erdha në studime në Prishtinë, vendosa me ftesë të një bashkëaktivisteje me iu bashku kolektivit Marshojmë S’Festojmë, që është kolektiv që e organizon tashmë sa vite marshin tradicional të 8 marsit. Aty e kam shkru ndoshta një poezi kështu ma direkte që i ka përmbledhë përvojat e grave… aty e kam pa që, sidomos kjo formë e poezisë të cilën e bëj unë, që nuk është domosdoshmërisht një poezi klasike, është poezi ‘slam’, është një poezi ma direkte që i fol publikut, më e gjallë, që është e rëndësishme me përçu një mesazh, është poezi kauzale” – tha aktivistja.

Foto: Google

“Është qikjo formë e poezisë të cilën unë e bëj, sidomos në rastet kur e kam qitë që të kushton masnej ajo pak edhe me faktin që në një vend të vogël si Kosova krejt e dinë se çfarë jete ke kalu, po për mua është në rregull me e sakrifiku atë pjesën e të qenit private, për shkak se mendoj që nuk është edhe që ka shumë privatësi në një vend të vogël si Kosova” – shtoi ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo zbuloi se ky lloj i poezisë, që nuk ka ende një përkthim të saktë në shqip, përdorej nga komunitete të shtypura, si formë rezistence.

“Nëse unë e qes si përvojë personale, e cila është në këtë rast përvojë personale në një poezi edhe vërshojnë qato komente ose qato mesazhe të çikave të reja të cilat njihen të përfaqësume pa dashtë unë domosdoshmërisht me i përfaqësu ato brenda poezisë, për shkak se një rast të  tillë ti as nuk mundesh me e çu në polici, është diçka që duhet me u punu në mentalitet, në mënyrën se qysh jemi rritë në kulturën shqiptare e kosovare, kështu që kur e shoh që i ndikon edhe ato ndihen të përfaqësume, veç për faktin që okej; nuk koka tu më ndodhë veç mu, nuk koka diçka që e kam imagjinu dhe nuk është diçka që veç mu është tu më prekë si grua dhe si çikë e re në Kosovë, qaty e gjej me të vërtetë forcën për me vazhdu me bo poezi të tilla dhe e kam pa që ka ka tepër shumë efekt” – tha ajo.

Pas një angazhimi të pandalshëm në shoqërinë civile, Kosovë, ajo vazhdoi studimet për master në Universitetin e Sienas në Itali, duke u fokusuar në një fushë të veçantë të studimit.

“Vendosa me i bo studimet master në një fushë ku për shkak të punës dhe eksperiencës që e kisha pas, e kam pa që nuk ka shumë za të grave brenda saj e që është fusha e ndërtimit të paqes edhe e menaxhimit të konflikteve” – u shpreh ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dhe zëri i saj u dëgjua edhe në Itali, ku vlerësohet si një aktiviste që përmes kërkimit, angazhimit politik dhe shprehjes artistike, ajo bashkon botën e avokimit, aktivizmit dhe rrëfimit për të sfiduar shtypjen dhe për të krijuar hapësira dialogu.

Sot, Adelina është kthyer në Kosovë për të vazhduar aktivizmin, aty ku e la para dy vjetësh.

“Vendosa me u kthy në Kosovë edhe me vazhdu qaty ku e kam lanë, me poezi, me punë, t’u mundu me taku gra të moshave të ndryshme, çika, po sidomos edhe përmes këtyre takimeve, edhe përmes poezisë, me vazhdu me bo qet aktivizmin tem që di me e bo” – u shpreh Tërshani.

Adelina ka përfaqësuar Kosovën në mënyrë të denjë në një sërë festivalesh ndërkombëtare, përmes poezive të saj unike të përkthyera me kujdes dhe përkushtim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Sidomos gjatë studimeve në në Itali e kam pasë pak ma kështu sfiduese ka qenë koha në të cilën unë isha tu e mësu gjuhën italiane, isha tu studiu në anglisht e knej dojsha me vazhdu me shkru shqip se aty ka qenë sfida më e madhe, po masnej kam tentu që mos me e limitu veten edhe nëse më vjen me qit ni fjalë anglisht midis poezisë shqip, nëse më vjen me qit një fjalë italisht, ajo prapëseprapë më përfaqëson mu” – tha ajo.

“Më ka shërby shumë, sidomos në festivalet në të cilat kam marrë pjesë në rajon, po edhe nëpër krejt Evropën. E kujtoj në Festivalin e Literaturës në Berlin, reagimin që e kanë pas për një poezi e cila ka qenë në fakt origjinale e shkrume në shqip, po masnej jam mundu me e përkthy, se kur e përkthen vetë, masnej nuk e len edhe shumë sende me u humb në përkthim… edhe qaty masnej më ka bo mirë me u ni fakti që po mundem përmes poezisë me e përfaqësu në një  audiencë që në këtë rast ka qenë veç internacionale, edhe Kosovën si një vend të vogël” – shtoi tutje.

Foto: Google

Këtë vit, në eventin kur u shpall “Heroinë e Harmonisë” për ndërtim paqeje nga RYCO dhe Ambasada e Gjermanisë, Adelina premtoi se do të jetë zëri në megafon për ato vajza e gra që s’e kanë ende – e rrugës me iu ndihmu që me e gjetë ato megafonin e vet!/Katror.info

Edicionin #90 të plotë e gjeni KËTU😊

Përgatiti:

Beatrisa Culaj
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Nora Gjuzi – një gazetare aktiviste, zë i fuqizimit të komuniteteve
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Qysh me përballu ankthin që e shkakton pasiguria në punë?
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Mikpritja më e ngrohtë në vendin që i duhet urgjent një qeveri
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    KQZ: Vazhdon numërimi i votave nga diaspora dhe në Qendrat Komunale
TAGGED:Adelina Tershaniaktivizmiaktivizmi feministfeminizmigazetareGrateHeroine e HarmoniseItaliKosovaPoeziaPoezia SlamRrjeti i grave të KosovësSlamTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Si kopset krijuan histori në modë gjatë shekujve?
Artikulli i ardhshëm Lituania emëron Bashkim Zeqirin konsull në Kosovë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit

6 Shikime
Lajme të mira

Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë

13 Shikime
Lajme të mira

Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?