Aktivistes kosovare Adelina Tërshani rrugët e Kosovës, ku shihet çdoherë në ballë të protestave për kauza të ndryshme që kryesisht në fokus kanë të drejtat e grave, po i duken të ngushta. Të premten Tërshani ka udhëhequr marshin kundër ngrohjes globale në Uashington.

Protesta u mbajt gjatë kohës sa mbaheshin takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Aktivistët kërkuan që të ndalet financimi i lëndëve djegëse fosile dhe të mos kontribuohet direkt apo indirekt në shkatërrimin e hapësirave të jetueshme, ku zhvillohen aktivitetet.
“Dallimi është që në DC protestuam veshur në kostume! Protestuam për drejtësi klimatike dhe kërkuam veprim të menjëhershëm,” ka shkruar Tërshani në llogarinë e saj në Facebook.
Ajo tha se “duam barazinë gjinore menjëherë” dhe se për këtë do të dalin në “rrugët tona.”
Tërshani ishte pjesë e delegacionit të organizatës “Recourse” me seli ne Amsterdam, që mbikëqyr institucionet ndërkombëtare financiare.
“Recourse” ishte bashkë-organizatore e marshit protestues, por edhe koordinatore e shumë takimeve bilaterale me anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar si dhe disa paneleve diskutimi me tematika mjedisore e sociale.
Përgatiti:
