Nëse kërkoni një recetë që kombinon shijen e ëmbël me atë të kripur, tartja me dardha dhe gorgonzola është zgjidhja perfekte. E butë, aromatike dhe elegante, kjo ëmbëlsirë e shijshme mund të shërbehet si antipastë, si pjatë e dytë e lehtë, madje edhe si një mënyrë e rafinuar për të përfunduar darkën me miqtë, përcjell living.al.
Përbërësit (për 4 persona):
1 fletë brumi sfoliatë (gati për përdorim)
2 dardha të pjekura, por jo shumë të buta
100 g djathë gorgonzola (ose djathë blu sipas dëshirës)
2 lugë gjelle mjaltë natyral
Një dorë arra të copëtuara
Pak rozmarinë ose trumzë të freskët
1 vezë për lyerje
Përgatitja:
Nxehni furrën në 190°C.
Shtroni brumin në një tepsi dhe shponi lehtë me pirun sipërfaqen.
Vendosni sipër dardhat e prera në feta të holla, pastaj shtoni copat e gorgonzolës.
Hidhni pak mjaltë sipër dhe shpërndani arrat e copëtuara.
Spërkatni me pak rozmarinë për aromë.
Lyeni anët e brumit me vezë të rrahur dhe piqni për rreth 20–25 minuta, derisa tartja të marrë ngjyrë të artë. /Katror.info











