Profesoresha e Shkencave Teatrore dhe Arteve Teatrore dhe regjisorja Marigona Bekteshi Ferati, ndau me publikun lajmin se do të fillojë studimet post doktoratë në Akademinë e famshme të Hollywood “”Stella Adler Academy”.
“Jam e lumtur të ndaj me ju lajmin që do të filloj Studimet Post Doktorates ne Akademine me te famshme ne Hollywood “Stella Adler” Academy.
Kjo eshte Post Doktorata ime e dyte te cilen do e filloj se shpejti ne Los Angelos.
Stella Adler u rrit duke ndjekur teknikat e Konstantin Stanislavski, apo ndryshe babai i aktrimit.
Akademia “Stella Adler” me ka ofruar ne dispozicion edhe klasen e departamentit te aktrimit, ku se bashku me studentet atje do te realizojme hulumtime te reja shkencore”, njoftoi Bekteshi-Ferati.
Ky është vetëm një nga sukseset e shumta profesionale të Bekteshit-Feratit.
Kujtojmë se në vitin 2021, shfaqja ‘Mbretëresha pa kurorë” e regjisores Marigona Bekteshi Ferati, përfaqësoi Kosovën në edicionin e tetë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit që mbahet në Bursa të Turqisë./Katror.info