katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Cila është pija më hidratuese?
    10 hours ago
    Rock and Blues Festival javën e ardhshme në Prizren
    10 hours ago
    Temperatura të larta në fundjavë, këshillohet shmangia e ekspozimit në diell gjatë pikut
    10 hours ago
    Përurohet nënkalimi i ri pranë Stacionit të Policisë në Ferizaj
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Revolucioni gjenetik që kthen dëgjimin: Fillimi i fundit të shurdhësisë?
    8 hours ago
    Shkencëtarët zbulojnë një aleat të klimës në Inteligjencën Artificiale
    8 hours ago
    Proda: Bashkëpunimi me Kosovën, model suksesi në rajon
    8 hours ago
    Arritje në arsim, kulturë, inovacion – 5 lajmet e mira për këtë javë – #Edicioni 21
    10 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Festivali i Vallëzimit “Newborn Kosova” kthehet me edicionin e katërt
    12 hours ago
    Shitet vila e ikonës së modës, Karl Lagerfel dhe blerësi pagoi…
    1 day ago
    Jennifer Aniston në serialin e ri “I’m Glad My Mom Died” nga Apple TV+?
    1 day ago
    35 emra të rinj do të nderohen me yll në “Hollywood Walk of Fame” në vitin 2026
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 weeks ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Disa arsye të forta pse duhet të hani shalqi çdo ditë!
    7 hours ago
    E pasur me lëndë ushqyese, dardha ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe shëron plagët!
    5 days ago
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    3 weeks ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Kurorën si rajoni më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025 e mban…
    7 hours ago
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    6 days ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    1 week ago
    Nju Jorku, qyteti i 700 gjuhëve
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ekspozita “Behind the curtain there are other curtains” së shpejti në galerinë ‘Open Art’
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Ekspozita “Behind the curtain there are other curtains” së shpejti në galerinë ‘Open Art’

Last updated: 13/06/2024 2:44 PM
161 Shikime
Shpërndaje
Foto: Open Art /Ilustrim

Në Galerinë ‘Open Art’ së shpejti do të hapet ekspozita personale e artistit, Naim Spahiu e kururar nga Ardian Isufi dhe Elton Koritari. Ekspozita “Behind the curtain there are other curtains”, do të hapet më 19 qershor nga ora 20:00.

Në këtë ekspozitë – një ndërhyrje specifike nga Naim Spahiu në hapësirat e Open Art Gallery në Prishtinë  – hasim në një cikël të ri punësh dhe territoresh të paeksploruara më parë ku teknika dhe materiali janë  të lidhura ngushtë me një proces të gjatë dhe në fund rezultojnë në një manifest publik të artistit. Punët  janë pjesë e ciklit “Notarët e Kohës”, një eksplorim i marrëdhënies midis kohës dhe përvojës njerëzore,  ku piktura mund të jetë një kujtesë e fuqishme e rrugëtimit njerëzor dhe ku artisti ndërhyn çdo herë më  një rezultat të ndryshëm nga tjetri, por specifik për qëllimin e ekspozitës me të gjitha dallimet dhe  ngjashmëritë e përceptuara. Pikturat e Naim Spahiut, përcjellin një metaforë të fuqishme  transmaterializimi, ku materiali në pikënisje është pra i modeluar nga koha ku artisti më pas zhytet për  të na dhënë një lexim tjetër, metaforik, i cili më pas transformohet në një material krejtësisht tjetër, i  gjuhës piktorike. Metafora është këtu diçka akoma më shumë, lidhja abstrakte e një shtresëzimi me një  tjetër, e një perdeje me një tjetër, e një niveli përceptimi me një tjetër – për publikun kthehet në një ndjesi  që e mban atë pezull mes gjuhës së shprehur dhe materialitetit.

Titulli i ekspozitës ndihmon të kuptuarit e konceptit, po aq sa dyzon publikun në përceptime të tjera të  perdes, mes nocionit të një tekstili të varur dhe nocionit të një muri, të një kufiri. A nuk vallë ishtë një  kufi fizik, i pakalueshëm edhe Perdja e Hekurt e shekullit të kaluar? E mos vallë një herë e kaluar ajo,  nuk ndeshëm në kufij të tjerë – fizik dhe mental – të papërceptuar më parë? E këtu, kjo ndërhyrje artistike  na afron në territorin tonë, na njehson me të, mendja jonë kombinon atë që shprehet me atë që fshihet  në një ide hibride, ku është e pamundur të ekzaminosh një pikturë pa krahasuar atë që dijmë me atë që  nuk dijmë – transmaterializimi i Spahiut nuk kërkon gjuhën artistike për të shprehur abstraksionin e  realitetit tonë, në të kundërt, ai përcjell idenë e tij të kufijve përtej materialit dhe procesit – ajo çka lind  për të qënë brenda del jashtë dhe e kundëra, çka është jashtë na “zhyt” më thellë brenda. Arti publik i  Naim Spahiut kthehet kështu në një art thellësisht politik, punët e tij janë procese metaforike që  përfaqësojnë tranzicione dhe zbulime, nga një realitet në tjetrin. 

Mundesh me e lexu edhe…

Disa arsye të forta pse duhet të hani shalqi çdo ditë!

“Pas një muri ka mure të tjera” është një thirrje e fuqishme e cila bën akoma më shumë – vazhdon  punën e jashtëzakonshme të Open Art Gallery e cila krijon një lidhje të drejtpërdrejtë dhe humane me  lagjen periferike ku ndodhet. Kjo ekspozitë synon të shkrijë më tej kufijtë midis hapësirës publike dhe  private, duke angazhuar komunitetin lokal në një dialog të hapur dhe të sinqertë për ndikimin e artit,  politikës, pushtetit, shoqërisë në tema akute për periferitë e qyteteve- tema si homologimi kultural,  gentrifikimi, nacionalizmi, migrimi, etj. Ky aspekt publik i ekspozitës synon të krijojë një hapësirë ku  përtej “publikut të artit” të kryeqytetit të Kosovës, edhe banorët apo njerëzit e zakonshëm mund të  reflektojnë aktivisht mbi barrierat që i rrethojnë – ato jashtë dhe ato brenda tyre – në një angazhim  komunitar.  

Rreth Artistit: 

Naim Spahiu ka lindur në Mitrovicë në vitin 1978 dhe ka diplomuar për pikturë në Fakultetin e Arteve  të Universitetit të Prishtinës në vitin 2002, në klasën e prof. Esat Valla. Pas diplomimit, ai vazhdoi  studimet pasuniversitare (Magjistraturë) dhe në vitin 2005 fitoi titullin Magjistër i Pikturës. Nga viti  2003, ai punon në Galerinë Kombëtare të Kosovës, fillimisht si koordinator për ekspozita, Ud.i Drejtorit  gjatë viteve 2021 – 2022 dhe kurator i Galerisë në ditët e sotme. Puna e artistit është e shpërdnarë kudo,  nëpër koleksione të ndryshme private dhe shtetërore në Kosovë dhe jashtë saj. Vlen këtu të theksohet se  Muzeu i Glaisdorfit në Austri ka tre vepra të Naim Spahiut në koleksionin e tij. Mban mbi supe plot 13  ekspozita personale, 7 prej tyre janë ekspozita ndërkombëtare dhe ka pjesëmarrje në mbi 100 ekspozita  kolektive në Kosovë dhe vendet e ndryshme të Evropës. Aktualisht, artisti vazhdon studimet në PHD, ne  Fakultetin Pedagogjik në Maqedoninë e Veriut, për Metodologjinë e Artit dhe Humanistikën./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Amazon përdor një milion robotë në depot e saj!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Disa arsye të forta pse duhet të hani shalqi çdo ditë!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pëlhura të lehta të domosdoshme për veshjet tuaja verore!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurorën si rajoni më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025 e mban…
TAGGED:Ardian IsufiBehind the curtain there are other curtainslajme të miraNaim SpahiuOpen Arttop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Euro 2024: Mbi 50 mijë shqiptarë në “Signal Iduna Park”, vetëm 10 mijë italianë
Artikulli i ardhshëm Regjisorja kosovare, Marigona Bekteshi Ferati nis studimet në akademinë hollivudiane “Stella Adler”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Revolucioni gjenetik që kthen dëgjimin: Fillimi i fundit të shurdhësisë?

16 Shikime
Lajme të mira

Shkencëtarët zbulojnë një aleat të klimës në Inteligjencën Artificiale

17 Shikime
Lajme të mira

Proda: Bashkëpunimi me Kosovën, model suksesi në rajon

17 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?