Ju njohim me disa pallto më me stil të sezonit vjeshtë-dimër që ia vlen të investoni.
- Pallto me rrip në bel
Një pallto e tillë është një opsion ideal dimëror që garantohet se do t’ju mbajë komod pavarësisht nëse është prej leshi, kashmiri apo një përzierje luksoze. Forma e gjerë është e përshtatshme për të gjitha ju vajza ndërsa rripi në bel mund të lidhet lirshëm për një pamje më të relaksuar. Ngjyra gri e errët mund të kombinohet me një pulovër ngjyrë kremi dhe pantallona të përshtatura.

2. Pallto ‘pufer’
Kur ftohja e dimrit arrin kulmin e saj, një pallto e stilit ‘pufer’ është një zgjedhje e sigurt. Të punuara nga materiale të lehta, palltot ‘pufer’ janë perfekte për temperaturat nën zero dhe veçanërisht të dobishme për një fundjavë në vende me borë. Versioni i Loro Piana-s është zgjedhja e duhur dhe nuanca e freskët e bezhës duket elegante me pantallona të gjera dhe një pulovër.

3. Pallto ‘over size’
Një pallto over size rafinon menjëherë një veshje. Bottega Veneta dhe Petar Petrov ofrojnë opsione të bukura. Palltoja ngjyrë kremi e Bottega Veneta ka një profil të frymëzuar nga vitet ’60 që kombinohet mirë me fustanet delikate ndërsa palltoja ‘Maceo’ e Petar Petrov përmban kopsa me dy krahë për një ndjenjë utilitare; kompletoni pamjen me çizme të zeza elegante.

4. Pallto me gëzof
Pallto ‘Amelie’ e Stand Studio është perfekte për pulovrat e prera, xhinset me bel të lartë dhe çizmet luftarake. Përndryshe, opsioni me rrip i LVIR është i shkëlqyeshëm kur jeni duke kryer punë ose duke u takuar me miqtë. Dhe për një pallto që mund ta vishni nga agimi deri në mbrëmje, shihni pallton ‘Cleo’ të Utzon.

5. Pallto me ngjyra
Një pallto shumëngjyrëshe është një mënyrë e thjeshtë për t’ju ngritur humorin. Vishni pallton e gjallë të purpurt të Dries Van Noten ose pallton rozë ‘Osa’ të Bouguessa. Përputhen me pantallona të gjera në një nuancë të ngjashme. Ndërkaq, palltoja elegante ‘Emilien’ e Loro Piana-s është punuar nga lesh kashmiri, e verdhë e ndezur dhe plotëson magjepsjen e një fustani mbrëmjeje dhe takave me rripa.



