katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    GLPS: Qytetarët nuk kanë asnjë obligim financiar ndaj gjobave për “Prishtina Parking”
    10 hours ago
    Shfaqja e radhës e “Netëve të Filmit Shqiptar” në Kino Armata më 3 nëntor
    14 hours ago
    Pse bëkan koalicionet nëpër komuna, e jo edhe për qeveri?
    14 hours ago
    Për tejkalim të krizës, Osmani propozon zgjatje buxhetore
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Studim britanik: Era ka kursyer miliarda në faturat e energjisë
    9 hours ago
    Shqipdona Lahu shpërblehet me Çmimin “Dimitris N. Chorafas 2025”
    14 hours ago
    Instrumente të reja muzikore për 29 institucione kulturore dhe arsimore në Kosovë
    1 day ago
    Kirurgët turq sjellin përvojë të avancuar në Klinikën Torakale në Prishtinë
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Koncert i jashtëzakonshëm në mbyllje të Festivalit ReMusica XXIV
    10 hours ago
    Rita Ora dhe Yll Limani ndezin rrjetin me një ide bashkëpunimi
    14 hours ago
    Familja e Michael Jacksonit dëshiron që premiera e filmit të tij të shfaqet aty ku ai planifikoi koncert
    1 day ago
    Asnjë këngë rap në Top 40 për herë të parë pas 35 vitesh
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    6 days ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    6 days ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çokollata e zezë vs çokollata e bardhë, cila është më e mirë për ju?!
    15 hours ago
    Erëzat si antioksidantë natyralë
    4 days ago
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    1 week ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Chefchaouen, qyteti që është lyer i gjithi me blu
    1 day ago
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    2 days ago
    Coober Pedy – qyteti australian ku jeta zhvillohet nën tokë
    2 days ago
    TTW: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të Trashëgimisë Botërore
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Gazmend Husaj synon të shkruajë histori me Kosovën
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Sporti n'Katror

Gazmend Husaj synon të shkruajë histori me Kosovën

Last updated: 15/08/2024 4:25 PM
169 Shikime
Shpërndaje
Foto: Koha.net

Për shumë vjet Gazmend Husaj ishte kapiten dhe lider i padiskutueshëm i Shqipërisë. I tillë do të jetë edhe te Kosova. Volejbollisti më i mirë shqiptar të shtunën do të debutojë me fanellën e Kosovës. Kampanjën kualifikuese për Evropianin e vitit 2026 në volejboll Kosova e nis të shtunën kundër Letonisë. Ndeshjen e parë “Dardanët” e zhvillojnë në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.
Ndeshja ndaj Letonisë për Kosovën do të jetë e para pas një pauze të gjatë, shkruan Koha.net

“I kam diku rreth 15 vjet karrierë jashtë vendit. Erdhi koha dhe mundësia që unë të kthehem për ekipin e Kosovës. Siç dihet, nga viti 2008 unë kam qenë me ekipin kombëtar të Shqipërisë në volejboll. Sigurisht atë kohë Kosova nuk ka qenë e pranuar. Kosova është pranuar në arenën ndërkombëtare në vitin 2017. Posa u pranua, unë bëra kërkesën që të kthehem me ekipin e Kosovës. Tash ka ardhur momenti që unë ta jap kontributin edhe si lojtar, edhe me eksperiencën ndërkombëtare që e kam, te lojtarët e rinj, te klubi ynë këtu dhe shpresoj që ta bëjmë më të mirën, edhe unë personalisht por edhe i gjithë ekipi”, ka thënë Husaj për KOHËN.

Husaj ishte goxha aktiv gjatë stërvitjes të cilën e përcolli nga afër KOHA. Ai vlerëson lart punën dhe lojtarët e Kosovës.

Mundesh me e lexu edhe…

“Kemi pasur rreth 40 ditë stërvitje të përbashkëta me ekipin, që të ambientohemi, të mësohemi me njëri-tjetrin, po ashtu ta rrisim edhe nivelin teknik dhe taktik. Kemi pasur dy ndeshje miqësore në Maqedoni të Veriut që besoj që ka ndikuar pozitivisht në nivelin dhe në komponimin e ekipit. Siç dihet, është bërë  viti që ekipi kombëtar nuk është grumbulluar dhe ka qenë e nevojshme që të bëhen këto stërvitje të përbashkëta dhe këto lojë miqësore. Unë shpresoj dhe po besoj që sukseset në të ardhmen nuk do të mungojnë, duke parë edhe lojtarët e rinj dhe dëshirën e madhe që e kanë për të punuar dhe për të shfaqur më të mirën për këtë fanellë”, ka theksuar Husaj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kundërshtarja tjetër Kosovës në Grupin G është Sllovakia. Husaj thotë se Kosova është në grup të vështirë me Letoninë dhe Sllovakinë. 

“Ekipi është mjaft i mirë, por sigurisht që ne nuk do të dorëzohemi. Ndeshja e dytë është me Sllovakinë jashtë. Sllovakia e ka ndërruar gjeneratën, ka një ekip të ri. Ka një ekip që janë bërë një apo dy vjet që luajnë bashkë. Ka komplet ndryshim të gjeneratës. Po besoj dhe shpresoj në paraqitje të mirë. Nuk mund ta jap një verdikt final se si mund të dalë rezultati, por unë ju them të gjithëve që ne do ta bëjmë maksimumin që të paraqitemi sa më mirë. Pastaj rezultati është në fund”, ka theksuar ai.

Husaj u kthye pas plot 14 edicioneve të kaluara jashtë Kosovës. Fitoi titullin dhe Kupën e Kosovës me Pejën.

Pejani 36-vjeçar ka bërë karrierë në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Bahrajn, Katar, Itali, Turqi, Francë, Greqi, Arabi Saudite dhe së fundi në Kuvajt. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Dëshira ime e kamotshme ka qenë që të kthehem në një moment dhe të mundohem ta jap maksimumin për klubin e qytetit të Pejës. Me Pejën kam fituar Kupën dhe kampionatin dhe ka qenë diçka, për mendimin tim, për dëshirën time, ka qenë diçka e jashtëzakonshme. Unë si këtu, si jashtë, jam munduar që ta jap maksimumin. Sigurisht mundi dhe dëshira për të shfaqur dhe punuar shpaguhet me rezultate. Jam shumë i kënaqur, sepse për momentin jam këtu dhe isha sezonin e fundit me klubin e volejbollit Peja”, ka thënë Husaj. 

Ai vlerëson rritjen që ka bërë volejbolli kosovar. Por thotë se Kosova ende nuk ka kapacitet të prezantohet me ndonjë klub në Ligën e Kampionëve, nivel të cilin Husaj e ka prekur shumë herë.
Por ai ka diçka që nuk e ka arritur e që synon ta bëjë në të ardhmen.

“Dëshira ime për momentin është të kualifikohemi me ekipin kombëtar. Do të ishte diçka që po besoj do të ishte historike. Siç e dini, Kosova jo që nuk është kualifikuar, por nuk kemi fituar asnjëherë asnjë ndeshje në arenën ndërkombëtare. Do të ishte diçka e jashtëzakonshme personalisht për mua dhe sigurisht edhe për klubin në përgjithësi”, thotë Husaj.

Ai insiston se dëshira e tij të paraqitet me Kosovën në ndonjë ngjarje të madhe, është ëndërr e fëmijërisë.

“Sigurisht që do ta bëj maksimumin që të bëhem pjesë e kësaj historie. Do të jetë diçka e jashtëzakonshme. Dëshira më e madhe e imja do të ishte që të kualifikohemi në raundin tjetër”, ka thënë Husaj. 

Pos Husajt, nga Shqipëria te Kosova kaluan edhe Adriatik Kajtazi e Bardhyl Hajdaraj. Kajtazi ka nisur punën si trajner. Këta tre volejbollistë kishin vendosur të luanin për Shqipërinë në kohën kur volejbolli kosovar ende nuk ishte i pranuar në asociacionet ndërkombëtare të këtij sporti./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rita Ora dhe Yll Limani ndezin rrjetin me një ide bashkëpunimi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pse bëkan koalicionet nëpër komuna, e jo edhe për qeveri?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FBK: Punëtoria për hartimin e Planit të ri Strategjik 2026-2030, hap i madh për basketbollin e Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    IBCM, i vetmi nga Kosova, që i bashkohet Aleancave Universitare Evropiane
TAGGED:Evropiani 2026Letoniandeshja e pareSporti n'Katrortop4tophome1Volejbolli

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Bie numri i konsumuesve të alkoolit
Artikulli i ardhshëm Fondacioni Sunny Hill mbështet 9 talentë t’i zhvillojnë aftësitë e tyre në akademinë suedeze

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Sporti n'Katror

Vazhdojnë punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë

9 Shikime
Sporti n'Katror

Barcelona konfirmon rikthimin në ‘Camp Nou’

9 Shikime
Sporti n'Katror

Prishtina 01 hyn në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?