Fondacioni Sunny Hill ka njoftuar se nëntë talentë të ri të muzikës, po nisen në Suedi të zhvillojnë aftësitë e tyre në kompozim, krijim të këngëve dhe produksion muzikor në një nga akademitë më prestigjioze të muzikës në botë, shkruan Kultplus.
“Nëntë talentë të rinjë në muzikë nga Kosova janë gati të ndryshojnë jetën e tyre”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se kjo po arrihet falë bashkëpunimit të fondacionit “Sunny Hill” dhe akademisë “Musikmakarna” në Suedi, ku të rinjtë do të marrin pjesë në kamp intensiv një-javor, ku do mësojnë nga ekspertët më të mirë të industrisë.
Sot, Suedia njihet si industria e tretë më e madhe muzikore në botë. Nëse fitimet nga eksporti i imuzikës ndahen për kokë banori atëherë suedezët janë më të suksesshëm sesa amerikanët ose britanikët në nivelin botëror.
Që nga mesi i viteve të ’90-ta, performues, kompozitorë dhe producentë suedezë kanë qëndruar mbrapa gjysmës së të gjitha hiteve në dhjetëshet më të mira në listen amerikane Billboard.
Stokholmi dhe Los Anxhelosi janë dy nga kryeqytetet e popit ndërkombëtar sot, ndërsa shikojmë elitën botërore të kompozitorëve të pop-it do të zbulojmë se rreth 50 e më shumë janë suedezë./Katror.info