Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se nesër (17 shtator) do të bëhet përurimi i fontanës së rinovuar te Pallati i Rinisë pranë obeliskut të pavarësisë “Newborn”.
Pas një pune intensive, komuna e Prishtinës dhe N.P.L. Pallati i Rinisë Sh. A. kanë kënaqësinë dhe nderin t’ju ftojnë të merrni pjesë në një ngjarje të veçantë që do të shënojë një moment të rëndësishëm për vizitorët dhe kryeqytetasit – përurimin e fontanës së rinovuar të Pallatit të Rinisë së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e komunës.
Sipas njoftimit, kjo fontanë e rinovuar është një simbol i përkushtimit për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe përjetimit në kryeqytetin tonë. Është bashkëfinancuar nga komuna e Prishtinës për të shndërruar atë në një hapësirë të përshtatshme për relaksim dhe freskim në qendër të Prishtinës./Katror.info