Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar për premierën e shfaqjes “Martesa”, e cila do të mbahet 20 shtator. Interesimi i madh për premierën ka bërë që të gjitha biletat e datës 20 shtator të shiten.
“Programi i muajit shtator 2024. Nuk ka më bileta për natën e premierës, reprizat me 21,23,dhe 24 shtator 2024. “Martesa” konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë dramatike polake të shekullit XX”, thuhet në njoftimin e TKK-së.
Me autorësi të Witold Gombrowicz e adaptim dhe regji nga Norbert Rakowski, shfaqja do të sjellë një rrëfim për përditshmërinë, një studim të çuditshëm mbi njeriun e zhytur në ëndërr.
“Motivi kryesor i shfaqjes është pyetja nëse në një botë paskonfliktuale është e mundur të rindërtohen vlerat, marrëdhëniet dhe rendi. Motivi i veprimit dramatik në ‘Martesë’ është lufta për identitetin, për dinjitetin, për rikthimin e rendit moral”, njofton TKK./Katror.info