Treshja e Kosovës, Edon Zhegrova, Aro Muriqi dhe Florent Muslija, janë përfshirë në listën e ftuarve për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve, sipas gazetarit Arlind Sadiku.
“Aro Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë ftuar te Kosova për ndeshjet e tetorit me Lituaninë dhe Qipron,” ka shkruar Sadiku në Facebook:
Të tre lojtarët kishin munguar për shkak të një suspendimi nga FFK për ndeshjen ndaj Qipros në shtator./Katror.info