Në mesin e shumë takimeve që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i bëri gjatë qëndrimit në Francë për rihapjen e katedrales ikonike, Notre-Dame, ajo së fundmi është shfaqur duke biseduar me miliarderin, Elon Musk.
Një video e publikuar në Facebook nga këshilltarja e presidentes Osmani, shfaq shefen e shtetit përballë Musk-it në bisedë e sipër dhe mjaft të buzëqeshur.
Osmani atje ka takuar edhe presidentin e zgjedhur të Amerikës, Donald Trump dhe shumë personalitete të tjera të njohura në botë./Katror.info