Shkojmë me pak pop e soul-pop super suksesshëm të Lukas Graham
- “7 Years” është kangë nga grupi danez Soul-pop Lukas Graham nga albumi i tyre i dytë në studio, Lukas Graham.
Kanga u publikua për shkarkim digjital më 18 shtator 2015 nga Copenhagen Records.
- Videoklipi u ngarkua më 15 dhjetor 2015. Që atëherë ajo ka mbledhur mbi 1 miliard shikime në YouTube.
Pavarësisht se mori miks komentesh nga kritikët e muzikës, “7 Years” kryesoi tabelën e kangëve daneze.
Tekti i kangës kryesisht është reflektim mbi kuptimin e jetës, moshën e re, dhe çka do të pasoj në të ardhmen, shoqërinë dhe familjen, si dhe pleqërinë.
Jashtë Danimarkës, kanga kryesoi listat në Australi, Austri, Kanada, Itali, Zelandën e Re, Republikën e Irlandës, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ishte në dhjetëshen e parë të top-listave në shumë vende të tjera evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara.
- Kanga është shkru’ nga Lukas Forchhammer, Stefan Forrest, Morten Ristorp dhe Morten “Pilo” Pilegaard.
- Më 12 shkurt 2017, “7 Years” u nominua për tre çmime Grammy: Record of the Year, Song of the Year, dhe Best Pop Duo/Group Performance.
- Sipas Federatës Ndërkombëtare të Industrisë Fonografike (IFPI), “7 Years” ishte kanga e shtatë më e shitur e 2016 në mbarë botën me 10.4 milionë shkarkime digjitale.
Sot n’Youtube kanga numëron 1,370,427,790 shikime.
Dëgjim t’kandshëm 🙂 /Katror.info