katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë
    8 hours ago
    Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
    11 hours ago
    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor
    11 hours ago
    INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    8 hours ago
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    11 hours ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    1 day ago
    Mbahet konferenca rajonale “Youth Employment in the Western Balkans” në Prishtinë
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto
    11 hours ago
    Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë
    1 day ago
    Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës
    1 day ago
    InterBalkanChoir sjellin frymë ballkanike e ndërkombëtare në Pri Vocal Fest
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    5 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    3 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    4 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    5 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    11 hours ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    4 days ago
    Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës
    1 day ago
    TDW: Tirana, destinacioni turistik më i preferuar në Ballkan
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Trendi i ri i muzeve që po ndihmon në rikthimin e ‘vëmendjes së humbur’
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
KuriozitetLajme të mira

Trendi i ri i muzeve që po ndihmon në rikthimin e ‘vëmendjes së humbur’

Last updated: 14/01/2025 8:12 AM
132 Shikime
Shpërndaje
FOTO: Manchester Art Gallery/ Michael Pollard

Në një galeri arti në Manchester, një dhomë e qetë me vetëm tre piktura ka nisur një lëvizje për shëndetin mendor, me qëllimin për të ‘rikthyer vëmendjen’ që kemi humbur.

Në Galerinë e Artit të Mançesterit, ka një dhomë të vogël, të errët jeshile, ngjitur me një galeri të mbushur plot me figurat e L. S. Lowry-t dhe ndërtesat e fabrikave.

Ndërsa vizitorët lëvizin në hapësirën e ndritshme, po aq të ngarkuar sa punëtorët që përshkruan artisti jashtë fabrikave të qytetit, në dhomën e errët jeshile ata ngadalësohen plotësisht. Ata ulen dhe fokusohen në tre pikturat që janë varur në mur, duke i vëzhguar me vëmendje. Të udhëhequr nga një meditacion të cilin mund ta shkarkojnë, vizitorët inkurajohen të kalojnë deri në 15 minuta me veprën e tyre të preferuar, një për një.

Mundesh me e lexu edhe…

Në një botë ku kërkesat për vëmendjen tonë dominojnë dhe vëmendja është një burim i kërkuar, kjo hapësirë e fokusuar, e quajtur ‘Room to Breathe’, është një vend ku mund të rikthejmë fokusin tonë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo është një pjesë e ‘Fushatës për Muzetë e Vetëdijes’, të udhëhequr nga këshilltarja e muzeve Louise Thompson.

Gjatë 12 viteve të fundit, Thompson ka punuar si menaxhere për shëndetin dhe mirëqenien në Galerinë e Artit të Mançesterit, duke zhvilluar idenë e një muzeu të vetëdijes, dhe tani është këshilltare për muze të mbarë botës, shkruan BBC, përcjell Katror.info.

Ajo ka një pikëpamje radikale se një muze ose galeri arti nuk janë vetëm vende ku ruhen dhe ekspozohen objekte, por janë hapësira publike ku mund të përmirësojmë shëndetin tonë mendor.

Sipas saj, muzetë janë vende ku lidhjet sociale lulëzojnë në shumë mënyra

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ato janë gjithashtu hapësira ku ne krijojmë lidhje me identitetin tonë, duke parë objekte në muze, që na ndihmojnë të zhvillojmë një ndjenjë të vetvetes dhe përkatësisë, veprimi i të mësuarit, që gjejmë në muze, rrit besimin tonë, vlerën e vetvetes dhe është një stimul i madh për shëndetin mendor” tha ajo.

Ajo gjithashtu thotë se në muze dhe galeri, ne fillojmë të vëmë re objektet dhe koleksionet, ky akt i vëmendjes është një mundësi për të u përqendruar në momentin aktual, që është një nga elementët kryesorë të meditimit të vetëdijes.

“Është një akt midis teje dhe objektit,” thotë Thompson.

foto: Robyn Saunders

Udhëtimi i menduar

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dëshironi të udhëtoni më mirë? Udhëtimi i Menduar është një seri mbi mënyrat se si njerëzit veprojnë gjatë udhëtimit, nga etiketa dhe etika deri te aspekte të tjera.

Nuk është e nevojshme të dini asgjë për artin e bukur për të marrë pjesë; është çështje të kushtoni vëmendje asaj që mund të shihni para jush.

Nuk jam vetëm unë që e gjej këtë relaksuese: Thompson ka bashkëpunuar me Aleksandra Igdalova nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin Goldsmiths për të shqyrtuar se si shikimi i artit në muze lidhet me angazhimin dhe mirëqenien.

Ata zbuluan se vizitorët që shikuan të njëjtat vepra në ambientin e qetë të ‘Room to Breathe’ [Hapësira për të Frymëzuar] treguan se ndiheshin më të relaksuar dhe më të angazhuar perceptivisht, krahasuar me ata që shikonin të njëjtat vepra në një hapësirë galeria tradicionale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Thompson e ka parë këtë në praktikë

“Njerëzit bëhen shumë më pak të stresuar,” tha ajo.

“Gjuha e trupit të tyre është pak e tensionuar dhe e ngurtë kur ata hyjnë për herë të parë, dhe nuk janë të gatshëm të flasin me të huaj, pas 10-15 minutash, ata ndryshojnë fizikisht, trupat e tyre bëhen më të çliruar më të butë, dhe ata po flasin me personin pranë tyre” tha ajo.

“Po ashtu, ata janë më të lidhur me objektin, ata mund të fillojnë duke menduar se objekti apo vepra e artit është e mërzitshme dhe duke u pyetur se përse e kam zgjedhur, por pas 10-15 minutash, ata e kanë ndryshuar krejtësisht mendimin” thekson ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo ka një kuptim më të gjerë: akti i ngadalësimit dhe i kushtimit kohë për të vënë re diçka qoftë art, muzikë, shkrim apo diçka tjetër ndihmon në krijimin e kuptimit. Ndërkohë, alternativa në jetët tona të shpejta dhe digjitale është se, duke mos u angazhuar plotësisht me momentin, ne kurrë nuk i japim vetes mundësinë për ta shijuar, për t’u angazhuar me të ose madje për ta parë bukurinë e tij që në fillim.

Kjo gjithashtu ndryshon mënyrën se si operon një muze ose galeri arti

Çfarë nëse një muze është më shumë se një koleksion objektesh historike dhe bëhet një vend ku mund të mësosh diçka për veten tënde? Çfarë nëse një galeri arti kalon përtej një ndërtese plot piktura dhe bëhet një mbështetje për shëndetin mendor që të ndihmon të mendosh më qartë dhe qetë? Dhe ka më shumë: çfarë nëse mund të mësosh një aftësi meditimi në një muze që mund të përmirësojë pjesën tjetër të jetës sate?

foto: Manchester Art Gallery/ Michael Pollard

“Nëse e mëson këtë aftësi me një objekt apo një pikturë, fillon ta përdorësh atë edhe në jetën tënde të përditshme ” – Louise Thompson.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Njerëzit që kemi punuar me ta për vite të tëra na kanë thënë këtë, dhe unë mund ta dëshmoj personalisht, nëse e mëson këtë aftësi me një objekt apo një pikturë, fillon ta përdorësh atë edhe në jetën tënde të përditshme. Fillon të vëresh bukurinë dhe thjeshtësinë e gjërave dhe të bën t’i vlerësosh ato në një nivel krejtësisht tjetër” thotë Thompson.

Galeritë e tjera kanë adoptuar qasjen e Muzeve të Vetëdijes. Në Muzeun Van Gogh në Amsterdam, seanca të shikimit të artit me vetëdije u ofruan gjatë vitit 2024 si pjesë e programit Open Up With Vincent që lidhej me shëndetin mendor. Me fokus në veprat dhe jetën e artistit, seancat u zhvilluan paralelisht me joga dhe meditime udhëzuese për artin, të disponueshme në kanalin e tyre në YouTube.

Në Haarlem, Holandë, Muzeu i Mendjes ka versionin e tij të Room to Breathe, duke përdorur teknika meditimi dhe vetëdijesimi të bazuara në kërkime shkencore për të eksploruar një pikturë të vetme; ndërsa në Galerinë Victoria & Muzeun në Liverpool, vizitorët mund të ndjekin një shteg meditimi përmes muzeut, me qëllim që të ndihmojnë ata të shijojnë momentet, të vërejnë modelet dhe të shikojnë me kureshtje, duke lejuar ekspozitat kohë për të zbuluar veten.

Thompson sugjeron të kërkoni një hapësirë më të qetë, ku ka më pak njerëz, dhe të uleni. Shumë galeri arti ofrojnë vizitorëve stola të vegjël, shpesh në pultin e regjistrimit. Aty mund të qëndroni për 10-15 minuta me vetëm një pikturë. Merrni frymë thellë dhe filloni të shikoni me kujdes detajet e veprës: format, ngjyrat, stilin, si dhe zonat që ju tërheqin ose nuk ju interesojnë. Pjesëmarrja në aktin e vëmendjes do t’ju ndihmojë të kuptoni se si ndryshon përvoja juaj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është e mrekullueshme të shohësh Mona Lizën dhe ta kesh atë në listën tënde, por mendoj se nëse do të kishit 10 minuta me një vepër më pak të famshme, përvoja do të ishte shumë më e dobishme dhe më e fuqishme,” thotë ajo.

foto: Manchester Art Gallery/ Michael Pollard

“Kur je në pushime, ka një pjesë të teje që do të shohë çdo gjë që mund. Unë gjithmonë i inkurajoj njerëzit të shënojnë kutitë në listën e tyre, por pastaj të zgjedhin një objekt kur janë aty dhe të qëndrojnë me të për 5-10 minuta” shtoi ajo.

Kjo është një inkurajim për të shmangur veprat e artit që janë të mbingarkuara, të ekzagjeruara dhe të mbivlerësuara, dhe për të parë nëse mund të gjeni bukurinë në diçka thjesht duke kushtuar vëmendje.

Më pas, të shqyrtoni se çfarë mund të bëjë kjo qasje e re për ju, udhëtimet dhe jetën tuaj. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:artekspozitakoleksioneMeditimimuzeobjektpikturashëndeti mendorteknikaudhëtimevëmendjavepra

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Erzë Dinarama dërgon Kosovën në Bienalen e Venecias
Artikulli i ardhshëm 5 fakte kryesore për kangën “Cheap Thrills” të Sias

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare

12 Shikime
Lajme të mira

Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”

18 Shikime
Kuriozitet

Si platini u bë metali më i kërkuar në botën e orëve luksoze?

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?