katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Dje Klina regjistroi temperaturë mbi 42 gradë Celsius, edhe sot do jetë vapë
    3 hours ago
    “WTF” – çfarë ndodhi në Anibar 2025?
    12 hours ago
    UP dhe Kolegji i Kirurgëve themelojnë Qendrën për Kërkime dhe Trajnime të Avancuara në Mjekësi
    13 hours ago
    Sunny Hill Festival – rishikimi i kufijve dhe ngritja e një kombi
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    EC Ma Ndryshe prezanton gjetjet mbi biodiversitetin dhe ndikimin klimatik
    12 hours ago
    Rikthehet në funksion Starlink i Muskut
    12 hours ago
    ‘Sunny Hill Festival’ me pikë të shitjes së biletave në sheshin “Zahir Pajaziti”
    12 hours ago
    FSK mbështet Policinë e Kosovës
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    12 hours ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    19 hours ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    19 hours ago
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    5 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    5 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    13 hours ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    3 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    6 days ago
    Taroudant: Oazi i fshehur që ofron përvojën e vërtetë të Marokut
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: SHBA, propozim për ulje të nivelit të nikotinës në cigare
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

SHBA, propozim për ulje të nivelit të nikotinës në cigare

Last updated: 30/04/2025 8:35 AM
93 Shikime
Shpërndaje
Foto: iStock

Zyrtarët federalë publikuan të mërkurën një propozim për të prodhuar cigare që shkaktojnë më pak varësi, duke kufizuar nivelin e nikotinës. Megjithatë, ky synim, që prej kohësh kërkohet nga aktivistët kundër duhanit, ka pak gjasa të hyjë në fuqi së shpejti.

Rregulli i propozuar nga agjencia qeveritare ‘Administrata e Ushqimit dhe Barnave’ (FDA) vjen në ditët e fundit të mandatit të Presidentit Joe Biden, gjë që zvogëlon në masë të madhe gjasat që vërtet të miratohet. Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe të emëruarit e tij për shëndetësinë nuk e kanë komentuar propozimin.

Një përpjekje e ngjashme e komisionerit të kësaj agjencie qeveritare gjatë mandatit të parë të Trumpit, Dr. Scott Gottlieb, u tërhoq pa u miratuar, shkruan Associated Press.

I emëruari i Trumpit për postin e Sekretarit të Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka ofruar pak të dhëna se si do të rregullohet çështja e duhanit për të forcuar përpjekjet e qeverisë për të luftuar sëmundjet kronike. Edhe nëse propozimi miratohet nga administrata e Presidentit të zgjedhur Trump, kompanitë e duhanit si ‘Reynolds American’ dhe ‘Altria’ është pothuajse e sigurtë se do ta kundërshtojnë atë në gjykatë, duke shtyrë zbatimin e tij.

FDA-ja e ka studiuar çështjen për disa vite. Agjencia njoftoi të mërkurën se ulja e nivelit të nikotinës do të ndihmonte gati 13 milionë duhanpirës aktualë që të linin duhanpirjen, brenda një viti. Afërsisht 48 milionë të rinj të tjerë nuk do ta merrnin kurrë këtë zakon, sepse cigaret nuk do të krijonin më varësi, sipas shërbimeve të agjencisë.

“Ky veprim, nëse miratohet dhe zbatohet, mund të shpëtojë shumë njerëz dhe të zvogëlojë në mënyrë dramatike barrën e sëmundjeve të rënda, duke kursyer gjithashtu shuma të mëdha parash”, tha nëpërmjet një deklarate komisioneri i FDA-së, Robert Califf.

Sipas planit të agjencisë, nikotina në cigare do të kufizohej në nivele që “nuk do të mund të krijonin më varësi dhe as ta vazhdonin varësinë tek njerëzit që pijnë duhan”.

Kompanive do t’iu duhen vite për të riformuluar produktet e tyre pas publikimit të një rregulloreje përfundimtare. Agjencia publikoi propozimin e saj prej 334 faqesh në internet të mërkurën në mëngjes dhe tha se do të pranojë komente publike për nëntë muaj, përpara se të ndërmarrë ndonjë hap të mëtejshëm.

Aktivistët kundër duhanit e mbështesin propozimin dhe i kërkuan zotit Kennedy Jr. që të ndihmojë në zbatimin e tij, nëse emërimi i tij miratohet nga Senati.

“Rregullimi i çështjes së duhanit është një pjesë e rëndësishme e planeve që ai ka propozuar për reduktimin e sëmundjeve kronike dhe një pjesë vërtet e rëndësishme e diskutimeve që duhet të kemi në këtë vend”, tha Chrissie Juliano nga Koalicioni i Shëndetësisë së Qyteteve të Mëdha. Ky koalicion përfaqëson drejtuesit e mbi 30 departamenteve shëndetësore të qyteteve të mëdha.

Pirja e duhanit shkakton më shumë se 480,000 vdekje në vit në Shtetet e Bashkuara, për shkak të kancerit, sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me duhanin. Këto kushte shpesh kërkojnë dekada për t’u zhvilluar dhe mbeten të larta edhe sot, pavarësisht rënies së vazhdueshme të pirjes së duhanit tek të rriturit dhe adoleshentët, transmeton Katror.info.

Propozimi për kufizimin e nivelit të nikotinës i ka rrënjët në fuqitë gjithëpërfshirëse që i janë dhënë FDA-së nga Kongresi në vitin 2009, për të vendosur rregullat për industrinë e duhanit. Megjithatë, përpjekjet e FDA-së për nikotinën dhe një mori masash të tjera mbi duhanin si shtimi i etiketave paralajmëruese me pamje të rënda në paketat e cigareve, janë penguar për vite me radhë nga paditë e industrisë së duhanit.

Sipas ligjit, agjencia mund të vendosë kufizime për nikotinën, por nuk mund ta heqë atë plotësisht. Kufijtë e nikotinës të propozuara të mërkurën do të zbatohen për cigaret, purot dhe duhanin që konsumohet me çibuk, por jo për cigaret elektronike dhe produkte të tjera me rrezikshmëri më të ulët. Ndërsa shumë cigare elektronike nuk i janë nënshtruar verifikimeve të thella, FDA-ja ka vlerësuar se disa produkte, përfshirë ‘NJOY’ dhe ‘Vuse’, janë alternativa më pak të dëmshme për duhanpirësit.

Aktualisht, nuk ka kufizime në Shtetet e Bashkuara për nikotinën, e cila gjendet natyrshëm në bimët e duhanit. Ka disa teknika për heqjen e tij, përfshirë nxjerrjen me metoda kimike dhe kryqëzimin e bimëve.

Njoftimi i fundit i FDA-së vjen pasi konsumi i duhanit në Shtetet e Bashkuara vazhdon të bjerë. Vitin e kaluar, shkalla e pirjes së duhanit arriti një tjetër nivel më të ulët historik – vetëm 1 në 9 të rritur thonë se aktualisht pijnë duhan.

Cigaret me pak nikotinë nuk janë një ide e re. Disa kompani, përfshirë ‘Philip Morris’, eksperimentuan me shitjen e produkteve gjatë viteve 1980 dhe 1990, pa shumë sukses. Në vitin 2019, FDA-ja autorizoi një cigare që përmban 95% më pak nikotinë se cigaret standarde.

FDA-ja ka sponsorizuar studime që tregojnë se kur duhanpirësit kalojnë tek cigaret me sasi të ulët të nikotinës, ata konsumojnë më pak dhe kanë më shumë gjasa të përpiqen ta lënë duhanin. Ky hulumtim konsiderohet thelbësor për të vërtetuar se duhanpirësit, nëse konsumojnë cigare me më pak nikotinë, nuk do të pijnë më shumë cigare. Kështu ndodhte me cigaret që shiteshin si “të lehta” dhe me nivel më të ulët të katranit që janë shitur në dekadat e kaluara. Këto produkte më pas u ndaluan, si mashtrim për konsumatorët. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:cigarelajme të miranilevi i nikotinespropozimSHBAshendetitop1Udhëulje e nivelit

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan
Artikulli i ardhshëm Waltz: Trump po shqyrton mënyrat për të parandaluar mbylljen e TikTok-ut

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Dje Klina regjistroi temperaturë mbi 42 gradë Celsius, edhe sot do jetë vapë

5 Shikime
Lajme

“WTF” – çfarë ndodhi në Anibar 2025?

17 Shikime
Lajme

UP dhe Kolegji i Kirurgëve themelojnë Qendrën për Kërkime dhe Trajnime të Avancuara në Mjekësi

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?