SHBA ka ndaluar përdorimin e ngjyruesit sintetik “Red No 3” në ushqime dhe ilaçe, pas lidhjeve të zbuluara me kancerin tek minjtë në laborator.
FDA ka anuluar autorizimin për përdorimin e FD&C Red No. 3 në ushqime dhe barna të gëlltitura, duke ndryshuar rregulloret e saj për aditivët e ngjyrave. Ky vendim u mor në përgjigje të një peticioni të vitit 2022 që kërkonte rishikimin e përputhshmërisë me Klauzolën Delaney, pas studimeve që treguan se ngjyra shkaktonte kancer te minjtë meshkuj laboratorikë për shkak të një mekanizmi hormonal specifik për minjtë, lajmëron FDA, shkruan Katror.info.
Megjithatë, FDA thekson se këto efekte nuk ndodhin te njerëzit dhe ekspozimi ndaj FD&C Red No. 3 është shumë më i ulët te njerëzit krahasuar me nivelet që shkaktojnë kancer te minjtë. Studimet në kafshë të tjera dhe te njerëzit nuk kanë treguar rrezik të ngjashëm, duke përjashtuar pretendimet se ngjyra përbën një rrezik për shëndetin njerëzor.
Ngjyra përdoret kryesisht në karamele, kekë, biskota, ëmbëlsira të ngrira dhe ngjyra për mbushje, si dhe në disa ilaçe.
Red No 3 u ndalua në kozmetikë 35 vjet më parë nga FDA.
Po ashtu, Kalifornia e ndaloi shtimin e këtij aditivi në produktet ushqimore në tetor 2023. Ngjyruesi është e kufizuar edhe në vende të tjera jashtë SHBA-së, si në Australi, Zelandën e Re dhe Bashkimin Evropian.
Prodhuesit e ushqimit që përdorin Red No 3 do të kenë kohë deri në janar 2027 për të riformuluar produktet e tyre, ndërsa prodhuesit e ilaçeve do të kenë kohë një vit shtesë deri në janar 2028 për të bërë përshtatjet. /Katror.info
Përgatiti:
