katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    7 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    7 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    7 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    16 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    16 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    16 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    17 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    13 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    16 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: E shtrenjta nuk do të thotë më e mirë kur zgjidhni veshje sportive, thonë ekspertët!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

E shtrenjta nuk do të thotë më e mirë kur zgjidhni veshje sportive, thonë ekspertët!

Last updated: 01/02/2025 10:27 AM
130 Shikime
Shpërndaje
FOTO ILUSTRUESE
  1. katror.info>
  2. Life Style>
  3. E shtrenjta nuk do të thotë më e mirë kur zgjidhni veshje sportive, thonë ekspertët!

Kur vendosni të filloni një rutinë të rregullt ushtrimesh, një nga dilemat e para është nëse duhet të investoni në veshje të shtrenjta sportive.

Ndërsa veshjet e specializuara mund të ofrojnë përfitime në performancë dhe rehati, ekspertët thonë se ato nuk janë të domosdoshme. Për shumicën e njerëzve, përzgjedhja e rrobave të duhura lidhet më shumë me komoditetin dhe përshtatshmërinë sesa me çmimin e tyre.

Ky artikull shkruar nga CNN, shqyrton rëndësinë e veshjeve të duhura për stërvitje, duke përfshirë faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e materialeve, këpucëve dhe aksesorëve për aktivitete të ndryshme fizike.

Mundesh me e lexu edhe...

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

“Nëse ushtroni thjesht për qejf ose për të qenë më aktiv, nuk është gjëja më e rëndësishme të dilni e të blini rroba specifike,” thotë Dr. Joel Hardwick, fiziolog klinik i ushtrimeve në Universitetin e Illinois në Çikago.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Duhet vetëm të siguroheni që veshja juaj të përmbushë kriteret minimale të mos jetë shumë e ngushtë, as shumë e lirshme, dhe të ndihet rehat”, shton ai.

Komoditeti është kyç
Kaylee Johnson, trajnere kryesore e performancës në aplikacionin e fitnesit Future, pajtohet se komoditeti është kryesor.

“Nëse blerja e veshjeve specifike do të ishte një pengesë për të shkuar në palestër, thjesht vishni çfarëdo që ju duket e rehatshme,” thotë ajo. “Nuk duhet të jetë perfekte”, thotë ajo.

Megjithatë, është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen e rrobave, sidomos nëse do të ushtroni jashtë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është më me rëndësi të mendoni për rrobat në raport me klimën dhe kushtet e motit, si p.sh. shiu,” thotë Hardwick.

Rrobat e përshtatshme për mot të nxehtë dhe të ftohtë

Në përgjithësi, shmangni veshjet prej pambuku nëse do të jeni jashtë. Kur djersiteni, rrobat e pambukut thithin lagështinë dhe e mbajnë kundër lëkurës tuaj, gjë që mund të shkaktojë mbinxehje në temperatura të larta dhe rrezik për hipotermi apo ngrirje në temperatura të ulëta, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Shkencave të Sportit.

Në mot të ftohtë, shtresat janë thelbësore, thotë Johnson. Mund t’i hiqni kur ngroheni dhe t’i vishni përsëri kur ftoheni.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Zgjedhja e këpucëve të duhura për ushtrime

Këpucët janë gjithashtu një faktor i rëndësishëm, qoftë për ushtrime në ambiente të mbyllura apo të hapura. Idealja do të ishte të zgjidhni këpucë të dizajnuara për aktivitetin që bëni (vrapim, basketboll, tenis, etj.), por edhe një palë këpucë sportive të përgjithshme mund të funksionojnë.

“Për sa kohë që këpucët janë të rehatshme, jo shumë të përdorura, jo shumë të ngushta ose të lira dhe lejojnë hapësirë për lëvizjen e gishtave, atëherë zakonisht janë në rregull,” thotë Hardwick.

foto: getty images

Mbështetja e duhur është thelbësore, shton Johnson, megjithatë ka përjashtime, veçanërisht në stërvitjet e forcës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Veshja e këpucëve të vrapit për të bërë stërvitje force nuk është e mirë, sepse ato kanë shumë amortizim,” thotë Johnson. “Për stabilitet, ju duhen këpucë me shollë të sheshtë”, shpjegon ai tutje.

Nëse vendosni të vraponi, megjithatë, duhet të zgjidhni këpucë të posaçme për vrap. Sipas një studimi të vitit 2024 të publikuar në Journal of the Foot & Ankle, këpucët e duhura të vrapit mund të parandalojnë lëndimet dhe të përmirësojnë performancën.

Përfitimet e veshjeve të dedikuara për ushtrime

Pasi të keni gjetur një formë ushtrimi që ju pëlqen, konsideroni investimin në të paktën një palë veshje të dedikuara për ushtrime, këshillon Johnson. Kjo mund të përmirësojë performancën, komoditetin dhe madje edhe besimin në vete.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kam pasur klientë që vinin me trenerka të gjera, të cilat u pengonin gjatë vrapimit,” thotë ajo. “Pasi kaluan te streçet e ngushta, çdo gjë ndryshoi. U ndiheshin më të freskët dhe më rehat”, thotë ai.

E njëjta gjë vlen edhe për bluzat e gjera nëse ushtrimi juaj kërkon lëvizje të krahëve, si tenisi apo pickleball. “Zgjidhni bluza më të përshtatshme për trupin dhe ka shumë mundësi që të ndiheni më mirë,” thotë Johnson.

foto: getty images

Por disa ekspertë paralajmërojnë për rrobat sportive që përmbajnë nivele të larta të bisphenol A (BPA), një kimikat sintetik i pranishëm në çorape, reçipeta sportive dhe bluza atletike. BPA është një substancë që mund të prishë balancën hormonale dhe të shkaktojë dëmtime zhvillimore dhe riprodhuese, sipas Center for Environmental Health.

Qendra këshillon njerëzit të kufizojnë ekspozimin ndaj BPA-së duke hequr rrobat sportive menjëherë pas stërvitjes dhe duke shmangur veshjet e bëra nga poliesteri.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në fund të fundit, çfarë ka më shumë rëndësi?

Në fund, zgjedhja e veshjeve do të varet nga niveli juaj i angazhimit në aktivitetin fizik. Nëse përkushtoheni ndaj vrapimit, për shembull, këpucët e cilësisë së lartë mund të përmirësojnë performancën duke rritur efikasitetin tuaj në vrapim, thotë Hardwick.

Nëse preferoni çiklizmin, investimi në pantallona me mbushje dhe bluza të përshtatshme për trupin do t’ju bëjë eksperiencën më të këndshme, shton Johnson.

“Por nëse këto rroba janë një pengesë për ju nga ana financiare, mos u shqetësoni,” thotë ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Hardwick pajtohet. “Më e shtrenjta nuk do të thotë gjithmonë më e mira,” thotë ai.

“Për sa kohë që ndiheni rehat dhe të sigurt, atëherë veshjet tuaja po e bëjnë punën e tyre”, përfundon ai. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:aktivitet fizikBoraekspertëtLifestylerrobashëndeti fizikshiuSportistërvitjeushtrimeVeshja

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Dielli shkëlqen më fort se qymyri në BE
Artikulli i ardhshëm Nga pantallonat e shkurtra te ‘cosplay’: Kthesat befasuese të sezonit të ballove në Vjenë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Truku që ju tregon nëse ka ardhur koha për një jastëk të ri!

33 Shikime
Life Style

Ndryshime të reja në App Store: Apple dhe Google angazhohen për më shumë transparencë

35 Shikime
Life Style

A duhet të përdorim AI për këshilla mjekësore?

51 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?