Ka shumë dashuri dhe nostalgji në botë për filmin “The Princess Diaries/Ditaret e Princeshës” të vitit 2001, i cili shfaqi aktoren Anne Hathaway si princeshë, Julie Andrews si mbretëreshë dhe të gjitha ato ‘vibes’ përrallore që shfaqen në këtë film.
Për të gjithë fansat e këtij filmi, bëjmë me dije se ditë të lumtura po vijnë në “mbretërinë e Genovias”, sepse sipas burimit të ‘The Hollywood Reporter’ një film i tretë është rrugës për në ekran.
‘Princesha Diaries 3’ nuk e ka ende Hathaway zyrtarisht të bashkangjitur në mesin e aktorëve, për të luajtur edhe një herë të vetme rolin e një vajze gjimnaziste të San Franciskos, e cili trashëgon fronin e mbretërisë evropiane të Genovia.
Aktorja kohët e fundit zbuloi se po ‘mendohet’ për këtë ide. “Nëse ka ndonjë mënyrë për të përfshirë Julie Andrews në film, mendoj se do ta bënim të funksiononte,” tha ajo për ET.
Skenaristja Aadrita Mukerji, e cila ka punuar në serialin “Supergirl and Reacher”, është duke punuar në një skenar që do të jetë një vazhdim në vend se një ristartimi.
Bazuar në romanin YA të Meg Cabot, filmi ishte një hit dhe u pasua me “Princess Diaries 2: Royal Engagement” në vitin 2004 – të dyja të drejtuara nga i ndjeri Garry Marshall./Katror.info