Anglia mposht thellë Iranin
Përfaqësuesja e Anglisë ka startuar furishëm në Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Në ndeshjen e parë, Anglia ishte bindshëm më e mirë se Përfaqësuesja e Iranit. Dueli i Grupit B, që u luajt të mërkurën, u mbyll me fitoren 6:2 të Anglisë.
Futbollistët e përzgjedhësit Gareth Southgate, shënuan tri gola në pjesën e parë dhe po aq në të dytën për fitoren e thellë.
Holanda-Senegal 2:0
Përfaqësuesja e Holandës edhe pse ka dominuar, ka vuajtur shumë për ta mposhtur Senegalin në ndeshjen e parë të Kupës së Botës. Duelin e Grupit A, që u zhvillua të hënën, Holanda e fitoi me rezultatin minimal 2:0. Të dy golat, Holanda i shënoi në minutat e fundit të ndeshjes. Cody Gapko dhe Davy Classen, shënuan për t’ia siguruar Holandës fitoren në ndeshjen e parë të Botërorit “Katari 2022”.
SHBA-Uellsi 1:1
ShBA-ja dhe Uellsi i kanë ndarë pikët në përballjen e Gurpit B në Kampionatin Botëror, pasi ndeshja përfundoi 1-1. Ndeshja nisi mjaft furishëm, me dy skuadrat që tentonin të kalonin sa më parë në epërsi.
Por, pas 36 minutash lojë, amerikanët kaluan në epërsi, pasi Christian Pulisic asistoi te Timothy Weah për rezultatin 1-0.
45 minutat e parë përfunduan me këtë rezultat, derisa e dyta ishte edhe më e zjarrtë. ShBA-ja bëri disa zëvendësime në pjesën e dytë, duke shpresuar që të raunde epërsinë, por edhe të shënonte golin e dytë. Mirëpo, planet e tyre dështuan dhe Uellsi ia doli t’i barazonte shifrat në 1-1.
Lexoni këtu orarin e ndeshjeve të nesërme.