Lajmi për një grup vallëzimi libanez që fitoi shfaqjen e talent show-it “America’s Got Talent” solli një moment të rrallë gëzimi të enjten, për shumë njerëz në këtë vend të Lindjes së Mesme të goditur nga kriza.
“Mayyas” – një grup valltaresh i përbërë nga 31 femra, mahniti gjyqtarët dhe audiencën e shfaqjes në sezonin e 17-të , përpara se të fitonin 1 milion dollarë dhe një shfaqje kryesore në hotelin dhe kazinonë “Luxor” në Las Vegas.
Grupi nderoi vendin e tij të lindjes gjatë shfaqjeve të tyre dhe në mediat sociale, raportoi Associated Press të enjten.
“Ne e arritëm! Liban, ky është për ty,” shkroi grupi në Instagram, duke bashëngjitur një video të performances së tyre fituese.