Duke e praktiku atë që predikon, themeluesi miliarder i kompanisë Pantagonia, Yvon Chouinard, dhuroi të gjithë 3 miliardë dollarët e vlerësimit të kompanisë së tij të veshjeve për luftimin e ndryshimeve klimatike.
Chouinard tha se sipas një strukture të re pronësie, çdo fitim që nuk riinvestohet në biznesin e tij do të shkonte për luftimin e këtij fenomeni.
Kjo do të arrijë vlerën rreth 100 miliardë dollarë në vit, pohoi ai, në varësi të arritjeve të kompanisë. Kompania Patagonia shet veshje për alpinizëm në mbi 10 vende.
E themeluar në vitin 1973, të ardhurat e saj të vlerësuara ishin 1.5 miliardë dollarë këtë vit, ndërsa pasuria neto e Chouinard mendohet të jetë 1.2 miliardë dollarë, raporton BBC.
“Megjithë pafundësinë e saj, burimet e Tokës nuk janë të pafundme dhe është e qartë se ne i kemi tejkaluar kufijtë e saj. Në vend që të nxjerrim vlerë nga natyra dhe ta transformojmë atë në pasuri, ne po përdorim pasurinë që Patagonia krijon për të mbrojtur burimin,” tha Chouinard për vendimin e tij për të hequr dorë nga pronësia.
Patagonia ka qenë prej kohësh e njohur si një kompani që bën gjithçka që mundet për mbështetjen e mjedisit, si dhurimi i 1% të fitimeve çdo vit që nga viti 2001, që kap vlerën 140 milionë dollarëve në total.