Japonia kohët e fundit theu rekordin e saj për numrin e njëqindvjeçarëve në popullsinë e saj.
Statistikat tregojnë se atje jetojnë 90,000 persona të kësaj moshe, andaj japonezët gëzojnë jetëgjatësinë më të gjatë të njerëzimit, por edhe përqindjen më të madhe të popullsisë (0.06%) që jeton mbi moshën 100 vjeçare.
Etika e punës, një dietë e pasur me ushqime deti, lidhjet e thella familjare dhe tani përmirësimi i teknologjisë mjekësore po zgjasin jetën e njerëzve, duke sfiduar kufijtë e perceptuar në trupin, mendjen dhe shpirtin e njeriut.
Japonia kishte vetëm 153 njëqindvjeçarë në vitin 1963, kur rekordi u numërua në të dhënat e regjistrimit të popullsisë.
- Advertisement -
Numri arriti në 1,000 në 1981, 10,000 në 1998 dhe 50,000 në 2012, shkruan Good News Network. Atje madje ekziston edhe një festë publike, e quajtur ‘Dita e respektit për të moshuarit’.