Dren Abazi, këngëtari kosovar, do të mbajë një koncert në qytetin e Shkodrës në Shqipëri, më 7 Maj.
Këtë e ka bërë të ditur ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku është shprehur se kjo është një ëndërr e tij prej kohësh që të ketë një koncert siq e quan ai në djepin e kulturës në Shkodër.
“Shumë i lumtur për një andërr qe po bëhet realitet. Koncert me orkestër të plotë simfonike dhe kor, me 90 + muzicient në skenë, nën dirigjimin e maestrove Jetmir Barbullushi dhe Gjon Shllaku…Një natë si asnjëherë tjetër, në djepin e artit dhe kulturës, Shkodër. Ju pres të gjithëve, me padurim!”, ka shkruar Abazi. /Katror.info
Përgatiti:
