Nesër në ora 18:00 pritet të publikohet bashkëpunimi mes Getoar Selimit, Mc Kreshës dhe Inva Mulës.
Kënga mban titullin ”Jemi njo” dhe është një kombinim i shkëlqyer i artistëve nga dy shtetet shqipëtare.
Kënga pritet të ketë një sukses të madh duke marrë parasysh edhe faktin se dy reperët nuk flisnin prej vitesh me njëri – tjetrin, dhe së dyti, përfshirja e Inva Mulës do të pasurojë përmbajtjen e këngës, duke e bërë një kombinim fantastik shqiptar.
Projekti është gati, dhe tashmë kanë dalë edhe pamjet e para që vijnë nga xhirimi i klipit të tyre.