Legjendat urbane na kanë shoqnu krejt jetën, sidomos kur është ba fjalë për shnetën. Ma poshtë mundeni me i pa disa prej tyne që mundemi me i vu në pikëpyetje.
8 gota ujë në ditë bajnë mrekullina
Nuk është e nevojshme me i numëru gotat. Studimet kallëzojnë se njerëzit që pijnë nga një gotë ujë saherë janë të etun, marrin mjaftueshëm sa me qenë të shnetshëm e të hidratumë.
A të bën veza dam n’zemër?
Me i hangër dy ve në ditë nuk e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës qysh ka ditë me u besu prej disave. Studimet e Harvardit theksojnë se veza përmban omega-3 edhe aminoacide të nevojshme për shnetë të zemrës.
“Mos rri në të ftoftë se ftohesh”
Nëse kalon shumë kohë në ajër të ftohtë nuk do me thanë që sëmuhesh gjithqysh. Përkundrazi bakteret lulëzojnë në ambiente të ngrohta të brendshme.
Për çdo ditë me pi multivitamina
Multivitaminat munden me u marrë veç nëse i rekomandon mjeku. Ato nuk munden me i zëvëndësu ushqyesit që nuk i merrni prej ushqimeve.
Nëse hani në mëngjes bini në peshë
Me hangër mëngjes është e rekomandueshme por rënia në peshë varet se çfarë ushqimesh hani në mëngjes, drekë e darkë.
Sheqeri i bën fëmijët hiperaktiv
Sheqeri është i damshëm për fëmijët, por nuk do me thanë që i bën hiperaktiv ose të pa përqendrumë. Prindërit duhet me pa se pse fëmija i bën ato sjellje në vend se me fajësu sheqerin/Katror.Info