katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Konstituimi i Kuvendit – Fjala e fundit i mbetet Kushtetueses
    6 hours ago
    Hulumtimi i UBO Consulting: 55.7 për qind e prindërve preferojnë që librat të shpërndahen përmes shkollave
    7 hours ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    20 hours ago
    Rritja e turizmit ngadalësohet në raport me vitin e kaluar
    20 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Greqia bëhet shteti i parë në Evropë që ndalon peshkimin në zonat e mbrojtura
    18 hours ago
    “Epoka e pandëshkueshmërisë klimatike merr fund” – Vendim historik nga Haga
    18 hours ago
    Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro
    20 hours ago
    “Ditët e Diasporës” në Vushtrri, Komuna pret bashkatdhetarët
    23 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    2 days ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    2 days ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    2 days ago
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    20 hours ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    6 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    6 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    18 hours ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    4 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    7 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kompanitë milionëshe që po i mbajnë të rinjtë në Kosovë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Kompanitë milionëshe që po i mbajnë të rinjtë në Kosovë

Last updated: 02/08/2023 9:34 PM
285 Shikime
Shpërndaje
Foto: Bujar Terstena / REL
Fikret Murati, duke u konsultuar me një punëtor të kompanisë Speeex. Foto: Bujar Terstena / REL

Viti 2008 e kishte gjetur Arianit Fazliun nga Prishtina në një udhëkryq. Si student i ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës, ai e kishte lënë punën e tij të atëhershme në këtë sektor, për t’iu përveshur provimeve të mbetura, shkruan REL.

Por, edhe sot, i ka ende 12 provime të papërfunduara nga gjithsej 45. Kjo, pasi një ditë, 15 vjet më parë, vendosi të merrte një rrugë jo shumë të frekuentuar në Kosovën e atëhershme: në fushën e teknologjisë së informimit dhe komunikimit.

Atëherë vetëm 20 vjeç, Arianiti – i cili fillimisht kishte dashur të studionte për farmaci – nuk e kishte të lehtë tentimin e tij të tretë për ta gjetur veten në një karrierë.

Foto: Bujar Terstena - REL
Arianit Fazliu, në zyren e kompanisë së tij softuerike Kutia. Foto: Bujar Terstena / REL

Mundesh me e lexu edhe…

Hulumtimi i UBO Consulting: 55.7 për qind e prindërve preferojnë që librat të shpërndahen përmes shkollave

Ai nisi të punonte në një kompani të teknologjisë së informimit dhe komunikimit, Rrota, pas rekomandimit nga një familjare e tij.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Pata filluar nga zeroja. Në fakt, jo nga zeroja, por nga minusi. Unë nuk e dija as çka është Chrome [platformë kërkimore në internet]. Më është dashur të punoj nga 18 orë në ditë për t’i arritur të tjerët”, kujton Arianiti.

Puna e asaj kohe iu shpërblye në vitin 2013, kur ai, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Faton Selishta, formuan kompaninë softuerike Kutia.

“Në fillim, prej rrogës kemi kaluar në pa rroga. Pastaj 100 euro në muaj, 150… varësisht si vinin. Kemi punuar në një banesë, i patëm bërë tavolinat vetë, me këso paleta [druri]”, thotë 35-vjeçari për Radion Evropa e Lirë.

Foto: Bujar Terstena / REL
Themeluesit e kompanisë Kutia, Arianit Fazliu (në të djathtë) dhe Faton Selishta (në të majtë). Foto: Bujar Terstena / REL

Kutia – si shumë kompani të tjera të kësaj fushe në Kosovë – vitin e kaluar pati rritje të ndjeshme, prej 159 për qind.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në katër vjetët e fundit, kompanitë e sektorit të teknologjisë informative kanë qarkulluar rreth 465.5 milionë euro. Vlera e qarkullimit vjetor është rritur vit pas viti.

Kompania Kutia eksporton produkte softuerike në SHBA, Norvegji, Suedi, Gjermani e shumë vende të tjera. Sipas një raporti të publikuar këtë muaj nga Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), edhe pse shumica e kompanive të këtij sektori janë nën pronësi vendore, tregu në Kosovë përbën vetëm 16 për qind të klientëve të këtyre kompanive.

Por, edhe pse kompania e tij është rritur dukshëm dhe tani është zhvendosur në një zyrë të re, Arianiti thotë se ende vazhdon të ofrojë punë për studentët e rinj, me qëllim të “shpërndarjes së dijes”. Kompania e tij punëson dhjetëra praktikantë.

“Kemi qenë dy [Arianiti dhe Fatoni] dhe e kemi shpërndarë dijen me të gjithë. Pastaj, ata që kanë qenë më të vjetër, e kanë shpërndarë dijen me të rinjtë. Është bërë një piramidë e shpërndarjes së dijes, e cila ekziston edhe tash”, thotë Arianiti.

Foto: Bujar Terstena - REL.
Arianit Fazliu, duke u konsultuar me një punëtore të kompanisë Kutia. Foto: Bujar Terstena – REL.

“Nëse i kthejmë drejt industrisë sonë shumicën e të rinjve, rreth 50 për qind të të diplomuarve, unë jam i sigurt që nga industria jonë, [të rinjtë] nuk do të shkojnë jashtë, të paktën jo për shkaqe financiare”, shton ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm gjatë vitit 2021 nga Kosova kanë emigruar gati 43 mijë persona. Një anketë e bërë më 2020 nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) tregon se mbi 48 për qind e kosovarëve donin të migronin. Kjo përqindje ka qenë në trend rritjeje që nga viti 2014.

Arbëresha Loxha, drejtore ekzekutive e GLPS-së, ka thënë më parë për REL-in se mungesa e perspektivës së punësimit dhe gjendja e vështirë socio-ekonomike janë arsyet kryesore që i detyrojnë kosovarët të migrojnë.

Këtë përshtypje e ka edhe Fikret Murati, pronar i kompanisë Speeex në Kosovë, e cila ofron kryesisht shërbime për kompani të huaja në sektorin e tregtisë.

“Mendoj që nëse u ofron një vend të sigurt pune dhe mundësi për të ardhmen, mundësi zhvillimi, nuk është e vështirë [t’i mbajmë të rinjtë në Kosovë]. Ne, si kompani private, duhet t’u përmbahemi disa rregullave”, thotë Fikreti, kompania e të cilit punëson rreth 2.000 punëtorë në Kosovë, me moshë mesatare prej 29 vjeç.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Bujar Terstena - REL
Fikret Murati, pronar i kompanisë Speeex. Foto: Bujar Terstena – REL

I rritur në Zvicër, Fikreti tani e kalon gjysmën e kohës së tij në Kosovë. Ai fillimisht kishte shkuar pas fundit të luftës në vitin 1999, e më vonë ishte kthyer me disa ide biznesi. Por, ëndrra e tij u bë realitet vetëm në vitin 2016, kur ai hapi Speeex-in.

Kompania e tij tani ofron paga dukshëm më të larta sesa mesatarja në Kosovë. Sipas ASK-së, paga mesatare bruto për vitin 2022 ishte 521 euro, ndërsa në Speeex është 1.200 euro. Edhe kompanitë e tjera të këtij sektori ofrojnë paga të ngjashme.

Fikreti është siguruar që punëtorët e tij të kenë edhe hapësira ku mund të gjejnë paqe. Në ndërtesën e re të kompanisë së tij në Prishtinë, punëtorët kanë hapësira ku mund të pushojnë, dhoma të lutjes, kuzhinë.

“Në të ardhmen do ta kenë edhe një bankomat, ashtu që ata të mund t’i përmbushin të gjitha nevojat e tyre brenda ndërtesës. Ne vazhdimisht i pyesim njerëzit se çka u pëlqen në kompani e çka jo dhe këto hapësira marrin shumë pëlqim”, thotë Fikreti për Radion Evropa e Lirë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këto kushte më të mira pune bëjnë që fusha e teknologjisë së informimit dhe komunikimit të cilësohet si “sektori i vetëm që ka potencialin ta luftojë trendin e emigrimit”, thotë Aldo Baxhaku, zyrtar për komunikimin publik në STIKK.

Ai thotë se ky sektor ka potencial të bëjë edhe më shumë sesa vetëm t’i mbajë të rinjtë në Kosovë: ai mund ta bëjë Kosovën një vend të njohur në botë për ofrimin e shërbimeve të kësaj fushe.

“Sektori është në rritje në të gjithë botën. Por, Kosova ka këtë avantazhin e të rinjve – 65 për qind është nën 30 vjeç. Kjo do të thotë që ke potencial. Kosovën e favorizon shumë që ka një popullsi të re në mes të Evropës, që vuan nga popullsia e vjetër”, thotë ai.

Baxhaku thotë se popullsia e re – me moshë mesatare prej 35 vjeç – përbën avantazh pasi që sektori dominohet nga të rinjtë në të gjithë botën dhe aftësitë kompjuterike që kërkohen në këtë sektor, janë aftësi që kryesisht zotërohen nga të rinjtë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, Baxhaku shton se, për ta shfrytëzuar këtë avantazh, Kosova duhet të specializohet në njërën nga fushat e teknologjisë së informimit dhe komunikimit, si inteligjencë artificiale, siguri kibernetike, zhvillim softuerik, etj.

Ngjashëm mendon edhe Arianiti nga Kutia.

“Unë shpresoj dhe dëshiroj që Kosova të jetë një vend ku për shembull ke inxhinierë të inteligjencës artificiale apo ndonjë fushe tjetër. Në atë mënyrë që kur të vijë klienti i huaj, ta dijë që ju jeni ekspert i asaj fushe dhe të mos e ketë telashe të paguajë aq sa paguan kudo në botë”, thotë Arianiti.

Për Vigan Dishën, këshilltar ekzekutiv i bordit drejtues të Speeex-it, Kosova tashmë është bërë një vend i njohur në botë për shërbimet e kësaj fushe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kosova është një destinacion atraktiv për këto shërbime. E kemi dëshmuar që kombinimi i kostos [së ulët] dhe kualitetit [të lartë] e favorizon Kosovën në tregun ndërkombëtar”, thotë ai.

Aktualisht në Kosovë janë 1.950 kompani që ofrojnë shërbime të teknologjisë informative dhe komunikimit, në krahasim me 930 sa kanë qenë para pandemisë COVID-19. Rritja më e madhe e sektorit ndodhi vitin e kaluar, kur u shtuan mbi 700 kompani të reja. Gjatë kësaj periudhe është rritur edhe numrri i punëtorëve në këtë sektor./Katror.info

Marrë nga REL.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Konstituimi i Kuvendit – Fjala e fundit i mbetet Kushtetueses
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Hulumtimi i UBO Consulting: 55.7 për qind e prindërve preferojnë që librat të shpërndahen përmes shkollave
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Dje Klina regjistroi temperaturë mbi 42 gradë Celsius, edhe sot do jetë vapë
TAGGED:kompanite milionsheKosovaKutialajme të miraPunesimispeexte rinjtetop4tophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Qe 5 mënyra qysh 1 nazeli/ke n’ushqim mundet me i përfshi perimet n’shujtat e veta pa u dallu aq
Artikulli i ardhshëm Foto: HLTV Bad News Eagles mposhtin me lehtësi ekipin SINNERS

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Greqia bëhet shteti i parë në Evropë që ndalon peshkimin në zonat e mbrojtura

14 Shikime
Lajme të mira

“Epoka e pandëshkueshmërisë klimatike merr fund” – Vendim historik nga Haga

11 Shikime
Lajme të mira

Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?