katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Sot hapet panairi i përgjithshëm “Prishtina 2025”
    1 hour ago
    Diell, pak reshje dhe freski – Moti i javës në 1 minutë
    2 hours ago
    Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
    13 hours ago
    Osmani dhe Orav bisedojnë rreth konstituimit të Kuvendit dhe zhvillimeve politike në vend
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve
    13 hours ago
    ”Mua besoj më shpëtoi portreti” nominohet si kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit
    14 hours ago
    Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri
    18 hours ago
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Histori frymëzuese nga miliarderja më e re në botë
    15 hours ago
    Mitrovica do të mirëpresë 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
    14 hours ago
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    2 days ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    14 hours ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    5 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    5 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    6 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    6 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    6 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    7 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Iniciativa për riciklim nga Dardanian Roots që kërkon përkrahje institucionale
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Iniciativa për riciklim nga Dardanian Roots që kërkon përkrahje institucionale

Last updated: 23/08/2023 2:42 PM
1.5k Shikime
Shpërndaje
foto: katror media and publicity

Trendin global për ruajtjen dhe pastrimin e mjedisit, në Kosovë po e ndjekë Fondacioni Dardanian Roots, i cili në bashkëpunim me ndërmarrjen “Hortikultura” në Prishtinë përmes një ideje interesante dhe inovative po mundëson përfshirjen aktive të qytetarëve të Prishtinës drejt reduktimit të përdorimit të plastikës, falë projektit “Prishtina Plastic Clean Up”.

“Ky projekt ka fillu realisht diku prej Janarit të këtij viti (2022). Kjo ide ka ardhë gjatë identifikimit, gjatë punëve të cilat Fondacioni i ka kry dhe është identifiku që pjesa dërmuese e paparstërtive në ambient janë shishe plastike.”

Salihu shpjegon se shishet e plastikës përbëjnë mbi 70 përqind e mbeturinave në Kosovë. Andaj, ky Fondacion ka ndërmarrë një hap shtesë për të  kontribu në zvogëlimin e kësaj përindjeje, duke e inkuraju pjesëmarrjen aktive nga shkollat në mbledhjen dhe riciklimin e tyre. Kështu, për çdo shkollë që mbledhë me sukses një sasi të caktuar të shisheve plastike, fondacioni është dhuron libra.

Dren Salihu | Avokat – Dardanian Roots Foundation

Mundesh me e lexu edhe…

Sot hapet panairi i përgjithshëm “Prishtina 2025”

“Ne tani veçse e kemi bërë një marrveshje me ndërmarrjen “Hortikultura” këtu në Prishtinë. Aty do të lokalizohen të gjitha deponitë fillimisht dhe në këmbim të mbushjes/mbledhjes së këtyre shisheve, Fondacioni do të dhurojë libra, do të dhurojë enciklopedi dhe pajisje shkollore të cilat do t’u shërbejnë nxënësve për nevojat e tyre të përditshme shkollore. I gjithë projekti fillon me dërgimin e kontenjerëve të plastifikuar nëpër shkolla fillore. Ata kontenjerë mbushen nga nxënësit e shkollave me shishe të plastikuara. Pastaj Fondacioni shkon dhe i merr kontenjerët e mbushun me shishe të plastifikuara. Ato (shishet) shkonjë në një lokacion/deponi.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shportën e parë të këtij lloji e ka pranu shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë e cila tash e një vit aktivisht përfiton nga shkëmbimi i shisheve të plastikës me libra shkollor.

Visar Osmani – Drejtor – Shkolla “Emin Duraku”

“Është nderë për ne që jemi pjesë e bashkëpunimit të implementimit të projekteve të ndryshme që Dardanian Roots i ka në komunitetiin arsimor në komunën e Prishtinës. Projekti në fjalë është në implementim e sipër që një vit.”

Sipas drejtorit të shkollës, zotëri Visar Osmanit, kjo iniciativë jo vetëm që i motivon shkollat dhe nxënësit që të angazhohen në përpjekjet për riciklim, por gjithashtu mbështet edukimin përmes dhurimit të materialeve të vlefshme të leximit. Duke ndërthurrë ruajtjen e mjedisit me pasurimin arsimor, ky fondacion po nxit ndjenjën e përgjegjësisë dhe ndërgjegjes mjedisore tek brezi i ri.

“Arsimtarët e landës kanë bërë edhe lëndë zgjedhore për mbrojtjen e ambientit, ku e mira është që projekti në fjalë/thelbi I projektit lidhet me planprogramin e lëndëve të caktume. Afër 500 nxënës në baza ditore që marrin gjëra plastike, si në këtë rast që flasim për shishe të ujit të pijshëm – i kthejnë shishet në vendin e caktuar dhe në koordinim me kthimin e shisheve shkolla pasurohet me tituj të librave për biblotekë.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
shishet e grumbulluara për riciklim

Ngjashëm shprehet edhe Salihu, i cili thekson se një nga qëllimet kryesore të përfshirjes së nxënësve në këtë projekt është vetëdijsëimi i tyre dhe krijimi i praktikave e shprehive që shkojnë në favor të ruajtjes dhe mirëmbajtjes së ambientit.

“Kryesisht është vëtëdijësimi i gjeneratave të reja. Dmth, ideja për mbledhjen e shisheve të plastifikuara ka ardhë si ide për të përfshirë gjeneratat e reja që të krijohet një shprehi  për pastrimin e ambientit.”

Për më tepër, drejtori i shkollës “Emin Duraku” vuri në dukje se kjo nismë jo vetëm që rritë ndërgjegjësimin për rëndësinë e praktikave miqësore me mjedisin, por gjithashtu edukon mësuesit, prindërit dhe fëmijët për rreziqet që lidhen me përdorimin e plastikës dhe ndikimin pozitiv të riciklimit të materialeve si shishet plastike. Osmani shpjegon se si janë njoftu nxënësit rreth iniciativës dhe thekson dedikimin e tyre konsistent në këtë kauzë.

“Nxënësit janë njoftu përmes radios së shkollës dhe përmes arsimtarëve të lëndës dhe janë njoftu përmes Klubit të Gjelbërt (të shkollës), i cili e bënë një punë të madhe në institucion dhe tash fëmijët janë të vetëdijshëm. Është shumë interesant si mbas çdo pushimi të gjatë nuk mund ta vëreshë asnjë shishe në asnjë pjesë e asnjë shportë të brendshme, por vetëm në vendin e caktuar.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai poashtu përmend arsyet pse gjeneratat e reja duhet ndërgjegjësu tutje.

“Ne duhet t’i stimulojmë të rinjët. Duhet t’u tregojmë se pa një ambient të pastër, të qetë nuk mund të jemi të shëndoshë, nuk mund të kemi shëndet. Është në dorën tonë që t’i sensibilizojmë gjeneratat e reja që t’i kushtojnë shumë rëndësi ruajtjes së ambientit.”

E që ndërgjegjesimi dhe përfshirja aktive e qytetarëve, sidomos fëmijëve dhe të rinjëve përbën thelbin e kësaj iniciative e thekson edhe zotëri Salihu, i cili shprehet se vetëm kësisoji qytetarëve u mundësohet shfrytëzimi më i shpeshtë i hapësirave publike.

“Qëllimi është që të pastrohet ambienti, me theks të veçantë hapësirat e përbashkëta publike ku gravitojnë qytetarët. Pra, ato Hapësira që janë të shfrytëzuara nga qytetarët, fillimisht të komunës së Prishtinës, e pse jo më pastaj edhe më gjerë (në komunat e Republikës së Kosovës).”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Katrori i Lajmeve te Mira

I pyetur për rrjedhën e grumbullimit të plastikës, Salihu shpjegon se fillimisht shishet e plastikës mblidhen nga shkollat dhe dërgohen në deponi, në mënyrë që pastaj të përpunohen dhe riciklohen. Ai poashtu shpjegon se për fazat e ardhshme të projektit të cilat përfshijnë përpunimin e plastikës, Fondacioni ka planifikuar që të sjellë edhe makineri për riciklimin e mbetjeve plastike. Mirëpo, sipas tij, që kjo iniciativë të jetë e qëndrueshme dhe efektive është thelbësore që Fondacioni të ketë edhe mbështetje institucionale.  

“Për t’i kryer këto projekte na nevojitet edhe mbështetja institucionale dhe publike, siç është Komuna. Unë i ftojë të gjitha komunitetet e tjera që të na bashkangjiten, sepse, ne nuk mundemi vet që ta pastrojmë Prishtinën. Prishtina është e madhe, Prishtina është e të gjithëve. Dmth, ka nevojë që të gjithë ta pastrojmë ambientin tonë aty ku jetojmë dhe ta kemi një ambient më të rehatshëm.”

Prishtina Plastic Clean Up duke përfshi shkollat, mësuesit, prindërit dhe fëmijët, padiskutimisht që po krijon ndryshim pozitiv brenda komunitetit. Falë këtij prijekti jo vetëm që po reduktohen mbetjet plastike, por gjithashtu po ushqehet një kulturë e përgjegjësisë mjedisore dhe praktikave të qëndrueshme të cilat secili prej nesh është mirë ti kultivojë.

Edicionin #19 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Kliko këtu dhe bonja Follow/pëlqeje Katror.info për me pa veç Lajme të Mira 🙂

Përgatiti:

Kaltrina Zhushi
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    4 aspekte të Fitness-kulturës dhe dietë-kulturës që DUHET me i rimendu
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Fuqizimi i grave në Mitrovicë përmes agro-turizmit
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Taco-supë; supa meksikane që DUHESH me e kërku
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Brokolli-pica; versioni “healthy” që s’ja len keq as super-shijes
TAGGED:#AktivizmiQytetarAmbientidardanian roots foundationeco-aktivizmiemin durakufondacioni rrenjet dardanehortikulturainiciativa qytetareiniciativa vullnetareKatrori ytpastroqytetinpeoplePrishtinaprishtina joneprishtina pa mbeturinaprishtina plastic clean upriciklimi i shishevericilkimi i plastikesruajambientinruaje ambientinta pastrojme prishtinentapastrojmeprishtinentopTophomezeroplasticwaste

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Epoka e Re Kosova me katër xhudistë në Botërorin U18 në Kroaci
Artikulli i ardhshëm Foto: FBK Etna Rexhepi përzgjidhet nga NBA dhe FIBA si pjesëmarrëse në kampin elitar

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraSporti n'Katror

Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve

19 Shikime
Lajme të mira

”Mua besoj më shpëtoi portreti” nominohet si kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit

19 Shikime
Lajme të mira

Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?