katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Osmani në Berlin: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE
    8 hours ago
    Hapet linja direkte Lyon–Prishtinë, afron Francën dhe Kosovën
    11 hours ago
    Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas
    11 hours ago
    Osmani: Inovatorët e Kosovës po formësojnë të ardhmen digjitale
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BQK lanson garën edukative për studentët dhe profesionistët e rinj
    12 hours ago
    Nis sonte edicioni i 6-të i festivalit “Peja Jazz”
    12 hours ago
    Policia e Kosovës dhe UP nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
    12 hours ago
    Zgjedhjet lokale dhe vizita e Von der Leyen mund të ndihmojnë në heqjen e mëtejme të masave
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    InterBalkanChoir sjellin frymë ballkanike e ndërkombëtare në Pri Vocal Fest
    2 days ago
    Ermonela Jaho vjen në Gjakovë me një premierë të veçantë
    2 days ago
    Fillon sot Festivali i Filmit Frankofon në Prishtinë
    2 days ago
    “ReMusica” si reflektim mbi dialogun midis traditës dhe modernitetit
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    4 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    6 days ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    4 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    4 days ago
    Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni dardha çdo ditë?
    1 week ago
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Treni historik i Iowa-s që ofron pamje mahnitëse të vjeshtës
    13 hours ago
    Aogashima – ishulli i vogël që ekziston brenda një vullkani aktiv
    1 day ago
    Ishulli spanjoll me më shumë mace se njerëz
    3 days ago
    Vjeshta “pikturon” me ngjyra magjike Malësinë e Kelmendit
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Fuqizimi i grave në Mitrovicë përmes agro-turizmit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YTLajme të mira

Fuqizimi i grave në Mitrovicë përmes agro-turizmit

Last updated: 17/11/2023 11:52 AM
1.9k Shikime
Shpërndaje
fuqizimi i grave permes agroturizmit

Ka shtatë vjet që e ka lënë qytetin për fshat, duke i kushtuar kohë të plotë zhvillimit të agroturizmit.

Është kjo Valbonë Shyti-Ferati, e cila po merret me bujqësi e blegtori në fshatin Vllahi të komunës së Mitrovicës, bashkë me familjen e saj. E pyetur se pse e la qytetin dhe vendosi të jetojë në fshat Valbona u përgjigj:

valbone shyti-ferati

“Kam vendosur prej qytetit me u kthy në fshat, se shkollën nuk e kam vazhdu, veç shkollën e mesme, dhe kam dashtë me qenë vetë pronare e biznesit tem; me hap një biznes. E kam gjetë veten këtu në fshat me produktet krejt bio. Tash mendoj me i hap edhe bujtinat dhe me i ftu njerëzit për vizitë,” – Valbona Shyti-Ferati –

Mundesh me e lexu edhe…

Po këto nuk janë produktet dhe shërbimet e vetme që ajo ofron.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

” Ne gatuajmë edhe flia, t’u e marrë parasysh që është gjithçka bio dhe me mazë të fshatit. E kemi seren ku e kultivojmë spanaqin dhe gatujmë pite me spanaq. Kemi kunguj të fshatit. Pra, gjithçka asht bio. E t’u e pa njerëzit që ushqimi bio asht shumë ma kualitativ se këto ushqimet e pregatituna shumë shpejt edhe interesimi i njerëzve na ka shty edhe ma shumë më u rritë. Kërkesa e njerëzve asht shumë e madhe.” – Valbona Shyti-Ferati –

E plot entuziazëm ajo tregon se sa atraktive jeta në fshat është për vizitorët dhe sa potencial ka agro-turizmi në këtë zonë.

fshati vllahi – mitrovice

” Kur njerëzit që vijnë me fëmijë, e kur fëmijët e shohin bagëtinë, i shohin qingjat, i shohin zogjtë vijnë me padurim e me vrap. Nuk e besoni sa me shpejtësi vijnë për t’i shiju, për t’i prekë të gjallë kafshët, se prej lodrave plastike janë mërzitë.” – Valbona Shyti-Ferati –

Valbona tregon se për të ngritur kapacitetet e saj ajo po ndjekë trajnime të ndryshme që ndërlidhen me agro-turizmin, meqë i konsideron të rëndësishme dhe frytdhënëse. E ndër këto trajnime e aktivitete të dobishëm e pa edhe takimin e organizuar nga CECD Friends.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
cecd friends

” Në këtë tubim që është bërë ne kemi shkëmbyer shumë ide e shumëçka në mes vete dhe kemi pa një sukses prej tyre.” – Valbona Shyti-Ferati –

Që nga viti 2015 organizata CECD Friends ka arritur që në vazhdimësi të fuqizojë të rinjtë dhe gratë në sfera të ndryshme të jetës dhe të avokojë për nevojat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen.

cecd friends

E e certifikuar me ISO standardet për të ofruar shërbime të edukimit dhe trajnime që ndërlidhen me edukimin, zhvillimin ekonomik dhe shëndetësinë, së fundmi kjo organizatë ka marrë përsipër që të ngrisë njohuritë dhe kapacitetet e grave të Mitrovicës në sferën e agro-turizmit.

E për qëllimin e aktivitetit dhe specifikat e tjera na foli më në detaje vetë drejtoresha e organizatës, Valbona Sadiku.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
valbona sadiku

” Sot jemi këtu në fshatin Vllahi. Jemi mbledh me gratë. Është një ditë diskutimi ku kemi me i njoftu gratë për procesin e projektit.” – Valbona Sadiku –

Valbona shpjegon se përgjatë ditëve në vijim, 34 gra të fshatrave të komunës së Mitrovicës do të ngrisin kapacitetet e tyre në agro-turizëm në pesë modulet e përgatitura nga ekspertët e organizatës, për të vazhduar tutje me promovimin, brendimin dhe shitjen e produkteve të tyre në një panair tre ditor.

” Të gjitha këto gra pjesëmarrëse që janë sot bashkë me ne, janë të gjitha gra të cilat merren me zhvillim të turizmit, me përpunim të ushqimit tradicional dhe artizanateve, e që ka qenë një ndër objektivat për të qenë pjesë e trajnimeve në vazhdim.” – Valbona Sadiku –

KATRORI I LAJMEVE TE MIRA

Një iniciativë e tillë po pritet jashtëzokonisht mirë nga gratë pjesëmarrëse, të cilat u treguan entuziaste për mundësinë për aftësim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

I kënaqur u nda edhe Elvis Feka, drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Mitrovicës i cili mori pjesë në këtë aktivitet.

elvis feka

” Unë jam shumë i lumtur sot që jam pjesë e këtij organizimi dhe kur po shoh një zhvillim kaq të madh ndaj përkrahjes së grave në pjesën e zhvillimit të turizmit rural. Fatmirësisht kjo iniciativë ka ardhë prej një organizate lokale siç është CECD Friends.” – Elvis Feka –

Sipas tij, CECD Friends ka pasur një vizion të qartë se si të përkrahen gratë e zonave dhe si të promovohet turizmi rural përmes aktiviteteve gjë që e ka nxitur edhe Drejtorinë që ai udhëheqë të përkrahë iniciativën e kësaj organizate. Madje ai u shpreh se të tilla organizata arrijnë të përfaqësojnë më së miri nevojat dhe kërkesat që dalin nga komuniteti.

elvis feka dhe valbona sadiku

” Organizatat padyshim që janë një shtyllë shumë e fortë e pjesës së bashkëpunimit tonë si institucion edhe si komunë për shkak se përmes tyre shprehen shpesh herë problemet edhe telashet që munden me qenë në komunitetin tonë.” – Elvis Feka –

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E që iniciativa të tilla kanë arritur nërgjegjësimin e vajzave dhe grave, e dëshmon edhe Valbona e cila tashmë ka ndërmarrë një hap të tillë dhe po synon të zgjerojë veprimtaritë e saj agro-turistike.

“Çdo grua e cila jeton në fshat ia vlen më punu. Ia vlen ma së pari për veten. Është nder. Puna është nder. Puna është kënaqësi. Ia vlen me punu për të ardhurat e veta, për të ardhurat e familjes së vet dhe asht një kënaqësi shumë e madhe.” – Valbona Shyti-Ferati –

Edicionin #30 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Përgatiti:

Kaltrina Zhushi
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    4 aspekte të Fitness-kulturës dhe dietë-kulturës që DUHET me i rimendu
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Taco-supë; supa meksikane që DUHESH me e kërku
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Brokolli-pica; versioni “healthy” që s’ja len keq as super-shijes
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Vodka Pineapple; miksi ideal për vikendet n’shpi
TAGGED:agro-turizmiaktivizmi qytetarcecd friendsfuqizimi ekonomikfuqizimi i gravefuziqimi ekonomikMitrovicapuna vullnetaretopTophometrajnimevullnetarizmi

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm E moshuara tërheq vëmendjen e 50 Cent në koncert
Artikulli i ardhshëm Shoqëria civile reagon për hapjen e vonuar të aplikimit në Programin për Zhvillim Rural

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

BQK lanson garën edukative për studentët dhe profesionistët e rinj

17 Shikime
Lajme të mira

Nis sonte edicioni i 6-të i festivalit “Peja Jazz”

14 Shikime
Lajme të mira

Policia e Kosovës dhe UP nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?