katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    15 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    15 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    14 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    15 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    15 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    15 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Puna vullnetare që sjell të mira në të ardhmen…
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraPeople

Puna vullnetare që sjell të mira në të ardhmen…

Last updated: 23/02/2024 2:10 PM
191 Shikime
Shpërndaje
Leona Jahiri - Aktiviste

“Unë asnjëherë nuk mendoj me lanë punën vullnetare, çdo herë që mu më jepet një mundësi për me kontribu diçka për komunitetin tonë, gjithmonë domethënë do të jem e gatshme.”

Filloi me punë vullnetare që kur ishte 15 vjeçe. Ndihmoi të tjerët, dhe pa e menduar vullnetarizimi u kthye edhe në të mirën e saj.

Leona Jahiri, studentja dhe aktivistja nga Ferizaj, që nga viti 2012 si nxënëse e shkollës fillore mori pjesë në në mënyrë vullnetare në aktivitete të ndryshme në të mirë të komunitetit. Në vitin 2019 u shpall vullnetarja e vitit nga Komuna e Ferizajt. Sot është kryetare e Parlamentit Studentor në Universitetin e Ferizajt.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

“Atëherë, qysh prej fëmijë, kam pasë qejf me u aktivizu në organizata të ndryshme, në organizime që janë bërë brenda shkollës, kështu që në klasën e pestë ose gjashtë eventualisht të shkollës fillore veçse kam marrë pjesë atëherë domethënë u mbajshin zgjedhjet për kryetare të shkollës, domethënë në atë kohë, jam aktivizu, pas asaj kam fillu me marrë pjesë në organizata të ndryshme joqeveritare, kombëtare dhe ndërkombëtare në të cilat kemi bë punë vullnetare për komunitetin.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Leona nuk u ndal me kaq. Së bashku me aktivistë të tjerë, ndërmorën nisma për përfshirjen e të rinjve të kësaj komune në aktivitete që kishin për qëllim avancimin e të drejtave të grave, pajisjen e të rinjve me njohuri në fushën e teknologjisë, informatikës, artit, kulturës e fushave tjera.

“Domethënë jemi mundu me u përfshi në krejt fushat që me mujtë sa më shumë m’i aktivizu të rinjtë të komunës. Pas një kohe, pas katër viteve që kam bërë punë vullnetare brenda komunitetit tonë përkatësisht në qendrën e Kulturës dhe Organizatat joqeveritare që kanë qenë në Ferizaj, unë e kam marrë pjesë në zgjedhjet që kanë qenë domethënë për përfaqësimin e shkollave të mesme në Këshill drejtues të nxënësve të Kosovës, ku prej aty kemi qenë zëri i krejt shkollave të mesme dhe bashkëmoshatarëve të mi në aspekte të ndryshme edukative, të cilat na kanë interesu domethënë neve.”

Puna vullnetare e gërshetuar me dijet e fituara gjatë shkollimit, aktivizmit, dhe rrjetëzimit fuqizuan Leonën, e cila ndërmori hapin e rëndësishëm që të ngrisë një biznes që në moshën 16 vjeçare.

“Më e mira prej punës vullnetare, e cila nuk paguhet me mjete financiare, domethënë këtë e dimë krejt, po është një e mirë. Unë për vete kam përfitu shumë prej punës vullnetare, jo në mënyrën financiare, po kam njoftë shumë njerëz prej fushave më të ndryshme, jam avancu në aftësitë e mia personale dhe njëkohësisht e kam fitu një vetëbesim shumë të madh.Kjo më ka shty për me kontribu në komunitetin tim edhe për me u ballafaqu me situata të ndryshme, përpos që unë kam fitu prej të mirave të punës së zanatit, ka përfitu edhe komuniteti prej punëve të cilat na i kemi bërë brenda kësaj.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Leona sot është njëra nga ndërmarrëset më të reja të Komunës së Ferizajt. Edhe pse rrethanat e pamundësuan funksionimin e biznesit të saj për një kohë, megjithatë, Leona rimëkëmbjen dhe zgjidhjet e situatave thotë se i gjeti falë angazhimeve dhe gjeturisë që kishte fituar nga puna vullnetare.  

“… në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare e kam arritë me hapë dyqanin, po ka ra situata me pandeminë edhe rrethanat e ndryshme na kanë detyru me mbyllë lokalin edhe mund me marrë me mend, domethënë krejt investimi ka shku huq. Por, u kanë ajo forca që e kam mësu nga të mirat e punës së zanatit që më kanë mësu qysh me i elaboru ato, atë periudhë edhe me u ngrit prapë në këmbë edhe me fillu diçka të re dhe mos me u dorëzu. Po besoj që nëse nuk isha marrë me punë vullnetare, nuk kisha njohur aq shumë njerëz, nuk ka pasë kush me më dhënë motiv, që unë me vazhdu punën edhe me arritë deri këtu ku jemi sot. Në momentin që ekziston dëshira dhe vullneti, asgjë nuk është e pamundshme.”

Gjithëpërfshirja dhe zgjerimi i rrjetit të aktivistëve është çelësi i suksesit.

“Një ndër qëllimet tona ka qenë që me marrë afër vete sa më shumë shokë, shoqe, domethënë rrethin dhe m’u aktivizu gjithë së bashku. Se në momentin që na e kemi bërë një punë vullnetare në mënyrë ekipore, ajo ka pasë sukses shumë më të madh. Mundem me thanë që përfitimin më të madh që unë si individ e kam pasur në punë vullnetare është që e kam arritë qysh në moshën domethënë 16-të vjeçare me fillu biznesin tim personal, biznes që tash ka të punësar gra domethënë në veprimtarinë e gastronomisë.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe pse koha dhe mënyra dinamike e jetesës mund të jetë një faktor pengues në kryerjen e punëve vullnetare, sidoqoftë Leona ka një sistem të mirë të organizimit të kohës.

“D.m.th në momentin që ke dëshirë dhe ke vullnet, mundesh me i mbërri dhe me i kompletu krejt sendet brenda ditës.”

Sipas një raporti të Demokracisë për Zhvillim (D4D), vullnetarizmi në Kosovë ndryshon edhe në bazë të gjinisë. Gratë kanë një nivel më të ulët të vullnetarizmit për dallim nga burrat. Mirëpo të rejat si Leona po bëjnë dallimin pozitiv në shoqëri.

“Në fillim kur të hysh me një organizatë joqeveritare, ose kur t’ia nish me ba një punë vullnetare nuk duket shumë atraktive derisa të krijohet ai rrethi i njerëzve që të të bëjnë çdo ditë e më shumë për me kontribu për komunitetin… thjesht ajo energjia, ato takimet që i kemi bërë me njëri-tjetrin, ato kafe që i kemi pirë bashkë, informacione që i kemi shkëmby me njëri-tjetrin, koha e mirë që e kemi kalu na ka shty çdo ditë e më shumë për me bo diçka të re për kombin, se komuniteti neve na ka bo bashkë, edhe kjo është ajo gjëja më e mirë e thelbi i krejt kësaj pune. Kështu që unë i inkurajoj të gjithë bashkëmoshatarët e mi studentët domethënë që janë edhe më të rinj, që janë në moshë, po edhe që janë më të vjetër me kontribu diçka për komunitetin e tyre, pasi që qajo e mira e komunitetit ka me u kthy prapë.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Angazhimi vullnetar për Leonën tashmë është mision jetësor. Ajo nuk mendon asnjëherë të heq dorë nga puna vullnetare, sepse siç thotë ajo aktivitetet e ndryshme vulletare të lidhin më shumë me botën dhe të bëjnë të jesh një hap përpara.

“Unë asnjëherë nuk mendoj me lanë punën vullnetare, çdo herë që mua më jepet një mundësi për me kontribu diçka për komunitetin tonë, gjithmonë do të jem e gatshme, edhe pse për momentin fushëveprimtaria është në pjesën e biznesit, prapë se prapë çdo herë domethënë ka vend për punë vullnetare, se puna vullnetare nuk e ka një moshë të caktume.”

Sipas një studimi për Vullnetarizimin në Kosovë nga Zyra për Qeverisje të Mirë, mbi 70 për qind të të anketuarve mendojnë se vullnetarizmi është shumë dobiprurës dhe 19 për qind mendojnë se është i dobishëm deri diku. Gjithashtu studimi thotë se vetëm 43,1 për qind prej tyre kanë deklaruar se do të bëheshin vullnetarë po t’u jepej mundësia.

Ndërkaq, vullnetarizmi në Kosovë është i rregulluar me ligj. Inkurajimi dhe promovimi i vullnetarizmit në Kosovë, është një nga katër objektivat strategjike të parashikuar në Strategjinë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023. /Katror.info

Edicionin #39 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Radioteleskop gjigand në hënë – Gjithçka që duhet të dini për projektin e ri të NASA-s!
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    “Tapi Tapi”: Akulloret që qetësojnë shpirtërat dhe ringjallin kujtesën afrikane
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Një xhel i veçantë mund të ndihmojë në shpëtimin e koraleve
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen
TAGGED:aktivizmi qytetarEdicioni 39lajme të miraLeona Jahiripeoplepërfitimetpunapuna vullnetaretë mirattopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Sot shfaqet premiera e operës “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi
Artikulli i ardhshëm Greta Gerwig thyen heshtjen pas “shpërfilljes” nga “Oscar 2024”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraNewsletter

Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17

19 Shikime
Lajme të mira

Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore

17 Shikime
Lajme të mira

Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?