Regjisorja Greta Gerwig ka folur për mospërfilljen e filmit të saj “Barbie” nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar”.
Gerwig u nominua në “Oscar 2024” për skenarin më të mirë të adaptuar së bashku me bashkëshortin e saj Noah Baumbach.
Megjithatë, shumë fansa ishin të mërzitur që ajo nuk e morri nomimin për regjisorin më të mirë dhe që Margot Robbie po ashtu nuk u nominua në kategorinë për aktoren më të mirë, megjithëse ajo mori një nominim për filmin më të mirë si një nga producentët e filmit.
Regjisorja më në fund foli për mospërfilljen për herë të parë në një intervistë të re për Time, ku ndau një histori, transmeton AlbanianPost.
“Nëna e një shoku më tha: ‘Nuk mund ta besoj që nuk u nominove’”, tha Gerwig duke qeshur.
“Por e bëra. Kam marrë një nominim për Oscar”, tha Grewig duke përshkruar bisedën.
“Sigurisht që e desha për Margot. Por jam e lumtur që të gjithë do jemi atje së bashku mbi të gjitha”, shtoi ajo.
“Barbie” është në garë për tetë “Oscar” – Filmi më i mirë, Aktori më i mirë në rol dytësor (Ryan Gosling), Aktorja më e mirë në rol dytësor (America Ferrera), Skenari më i mirë i përshtatur (Gerwig dhe Baumbach), Dizajni më i mirë i prodhimit (Sarah Greenwood, Katie Spencer), Kostumografia më e mirë ( Jacqueline Duran) dhe dy për këngën më të mirë origjinale (I’m Just Ken dhe What Was I Made For?).
Ndërsa Gerwig filloi karrierën e saj si aktore, ajo përfundimisht u tërhoq drejt shkrimit dhe regjisë.
Ajo shkroi dhe luajti në filma si “Hannah Takes the Stairs” (të cilin e drejtoi bashkë me bashkë-skenarin Joe Swanberg), “Nights and Weekends”, “Northern Comfort”, “Francis Ha” dhe “Mistress America”.
Filmi “Lady Bird” i vitit 2017 ishte i pari i saj si shkrimtare dhe regjisore solo, e cila fitoi nominimet e saj të para për “Oscar” si për shkrime ashtu edhe për regji, dhe fitoi 79 milionë dollarë nga një buxhet prej 10 milionë dollarësh.
Ajo e ndoqi atë me adaptimin e vitit 2020 të “Little Women”, i cili gjithashtu i dha asaj një nominim për skenarin më të mirë të adaptuar dhe fitoi 231 milionë dollarë nga një buxhet prej 40 milionë dollarësh.
“Barbie” ishte filmi më i madh i vitit, duke marrë 636.2 milionë dollarë në vend dhe 1.445 miliardë dollarë në mbarë botën nga një buxhet i raportuar prej 145 milionë dollarësh./Katror.info