katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen
    10 hours ago
    Qytetarët paralajmërohen: Kujdes nga SMS-të që pretendojnë pagesa gjobash në trafik
    10 hours ago
    Edhe këtë vit blerja e teksteve shkollore do të subvencionohet nga MASHTI
    11 hours ago
    Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vazhdon Programi MCC për Kosovën – Lajm i shkëlqyeshëm nga SHBA
    10 hours ago
    Topliji zimski dani, niži računi: 100 porodica u Skenderaju koristi investiciju EU
    9 hours ago
    ANJF dhe ATRC nënshkruajnë marrëveshje për ofrimin e ndihmës juridike falas për qytetarët
    10 hours ago
    Warmer in the Winter, Lower Bills: 100 Families in Skenderaj Benefit from EU Investment
    10 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ledia Xhoga në garë për “Booker 2025”, e dyta shqiptare pas Kadaresë
    11 hours ago
    Posta e Kosovës nderon regjisorin Bekim Lumi me pullë postare
    13 hours ago
    Dua Lipa ateron në Prishtinë, 72 orë para pushtimit të skenës
    16 hours ago
    Vlora Konushevci pjesë e Writing Program në Iowa
    16 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    3 days ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    3 days ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    5 days ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nuk keni përse e blini, ja si të përgatisni akullore me lajthi të pjekura dhe fruta pylli
    14 hours ago
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    4 days ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    3 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    5 days ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    5 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    1 week ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: A mund të kujdeset inteligjenca artificiale për të afërmit tuaj?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Kuriozitet

A mund të kujdeset inteligjenca artificiale për të afërmit tuaj?

Last updated: 13/06/2025 9:13 AM
24 Shikime
Shpërndaje
Foto: Unite.Al

Robotë për trajnimin e kujdestarëve, sensorë që mbikëqyrin njerëzit përderisa flenë dhe një aplikacion që mund të vë re nëse dikush ka dhimbje – a mund të jetë kjo e ardhmja e përkujdesjes?

Sektori i kujdesit shëndetësor gjithnjë e më shumë po përdor inteligjencën artificiale për t’u kujdesur për popullsinë e moshuar të Mbretërisë së Bashkuar, që po rritet vazhdimisht, raporton BBC, përcjell Kallxo.com.

Megjithatë, ekspertët kanë këshilluar njerëzit që të konsiderojnë rreziqet e mundshme të mbështetjes së tepruar të industrisë në inteligjencën artificiale.

Mundesh me e lexu edhe…

Las Vegas do të presë shortin e Kupës së Botës 2026

“Inteligjenca artificiale mund të jetë vetëm një pjesë e zgjidhjes, por jo e tërë zgjidhja” – thotë doktoresha Caroline Green nga Universiteti i Oksfordit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Green, drejtoreshë e hulumtimeve në Institutin për Etikën në Inteligjencën Artificiale, foli në një Samit të Inteligjencës Artificiale në kujdesin social në universitet në mars.

Ajo theksoi se si sistemet e IA-së mund të ndikohen lehtë nga anshmëritë, gjë që përforcon diskriminimin, paragjykimin dhe stereotipet si dhe ka identifikuar shqetësimet që kanë njerëzit rreth shpërndarjes së të dhënave personale me teknologjinë.

“Për momentin nuk ka ndonjë plan të caktuar nga qeveria në udhëzimin e përdorimit të IA-së në kujdesin social” – shtoi Green.

Ajo tha: “Nëse do të jetë mirë për njerëzit që kanë nevojë për mbështetje apo jo, varet se si politika do ta përcaktojë, varet në zgjedhjet që njerëzit do të vazhdojnë t’i bëjnë në të ardhmen, ose nëse ata për shembull mund të mos e preferojnë IA-në në kujdesin e tyre, do të varet nëse do të ketë ndonjë mënyrë që teknologjia e IA-së mund të marrë nën kontroll sigurimin e kujdesit dhe ndërveprimin njerëzor”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në zgjedhjet që njerëzit do të bëjnë në të ardhmen dhe se si do të duket e ardhmja e kujdesit social me IA”.

Parandalimi i rënieve

Thomas Tredinnick është shefi i Ally Cares, që përdor sensorë për të monitoruar dhomat e banorëve të shtëpive të kujdesit gjatë natës, duke dëgjuar nëse ka diçka jashtë normales.

Ai u dërgon një incizim me zë kujdestarëve të ndërrimit për çfarëdo incidenti dhe ata vendosin se çfarë duhet të bëjnë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Duke folur nga shtëpia për të moshuar Oaklands në Southampton që përdorë teknologjinë, Tredinnick tha se e kursen stafin nga bërja e kontrolleve të rregullta gjatë natës, kështu që banorët mund të flenë më mirë.

“Stafi i kujdestarëve po i siguron kujdes banorëve që kanë nevojë”- tha ai.

Ai thotë se u ka ndihmuar të zvogëlojnë problemet shëndetësore të parandalueshme që çojnë tek pranimet në spital, pasi që vërejnë gjëra si rrëzimi dhe infeksionet e gjoksit para se ato të eskalojnë.

Christine Herbert tha se nëna e saj 99-të vjeçare, Betty, është një prej banorëve që po monitorohen nga teknologjia.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo pranoi se ishte e pasigurtë për përdorimin e IA-së në fillim, duke e krahasuar teknologjinë me një “monitor për foshnje”.

“Kur nëna erdhi këtu në netët e para, unë kërkova kontrolle të përditshme sepse isha e shqetësuar” – tha ajo.

Zonja Herbert tha se ajo e pranoi teknologjinë pasi shtëpia e prezantoi atë me të dhëna të cilat treguan se si nëna e saj u monitorua dhe nuk u shqetësua gjatë natës.

Aplikacioni për dhimbje

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në shtëpinë e kujdesit Elmbrook Court në Wantage, Oxfordshire, po përdorin IA-në për të zbuluar nëse banorët kanë dhimbje.

Aislinn Mullee, zëvendës-menaxhere në shtëpi, tha: “Mund të jetë mjaft e vështirë të identifikohet dhimbja tek një pacient i cili nuk flet.

Me anë të përdorimit të një aplikacioni të quajtur Paincheck (kontrolli i dhimbjeve), kujdestarët skanojnë fytyrën e një banori për tregues të dhimbjes, u përgjigjen pyetjeve për banorin dhe pastaj pranojnë një përqindje të menjëhershme të rezultatit që tregon nivelin e dhimbjes që personi po ndjen. Zonja Mullee tha se kjo ka bërë një “ndryshim të madh” dhe se ata e kanë përdorur informacionin në bashkëpunim me mjekët familjarë të zonës për të vlerësuar se cili ilaç i nevojitet banorit.

Ajo shtoi se është përdorur edhe për të siguruar anëtarët e familjes se një person i dashur i tyre që po merr kujdesin paliativ, nuk ka dhimbje. Zonja Mullee u sigurua që të dhënat e mbledhura të jenë të mbrojtura me fjalëkalim dhe të dukshme vetëm për stafin në shtëpi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Trajnimi i robotëve

Në Institutin e Robotikës në Universitetin e Oksfordit shpresojnë që inteligjenca artificiale mund të përdoret edhe për të trajnuar kujdestarët.

Doktori Marco Pontin, një asistent kërkimor post-doktoral, është pjesë e një ekipi që ka krijuar një robot që reagon ndaj prekjes njerëzore.

Ai mund të programohet për të ndjerë dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit dhe do të reagojë fizikisht nëse një kujdestar prek një zonë të dhimbshme me shumë forcë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Do të testohet me studentë që studiojnë për terapistë profesionalë në Universitetin Oxford Brookes.

Pontin tha se ekipi shpresonte ta përdorte robotin si një “binjak digjital” të pacientëve të vërtetë.

Ai do të programohet me të njëjtat kushte si një pacient i vërtetë, në mënyrë që kujdestarët “të mund të kopjojnë gjithçka që kanë parë në botën reale, por me një robot”.

Ai tha: “Me një popullsi gjithnjë e më në moshë, është më e vështirë të jesh aty për të gjithë, prandaj ofrimi i një binjaku digjital të një pacienti mund të mundësojë që terapistët profesionalë të dinë çfarë po ndodh me pacientët e tyre të ndryshëm pa qenë domosdoshmërisht gjithmonë aty.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sfidat në kujdesin shëndetësor

Njerëzit po jetojnë më gjatë dhe është llogaritur se në Mbretërinë e Bashkuar ka rreth 12 milionë persona të moshës 67 vjeç e lart, ndërsa ky numër pritet të rritet në 13.7 milionë deri në vitin 2032.

Një raport i publikuar nga “House of Commons library” në mars tregoi se në vitin 2023/24, autoritetet lokale në Angli shpenzuan 23.3 miliardë paund për kujdesin social për të rriturit, që ishte fusha e dytë më e madhe e shpenzimeve pas arsimit.

Një tjetër çështje e rëndësishme është varësia e sektorit nga punëtorët jashtë vendit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Statistikat e Ministrisë së Brendshme treguan se 27,000 viza u janë lëshuar personave që kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit social, në 12 muaj deri në dhjetor të 2024.

Kjo ishte një rënie prej 81% krahasuar me 12 muajt e mëparshëm. Numri i të ardhurve për të punuar në sektor ishte rritur ndjeshëm pas ndryshimeve të përkohshme në rregullat e vizës së shëndetit dhe kujdesit.

“Për momentin jemi të varur nga punëtorët migrantë për të mbajtur sektorin e kujdesit social në funksion” – thotë Lee-Ann Fenge, profesoreshë e kujdesit social në Universitetin e Bournemouth-it.

Ajo theksoi se nuk beson që teknologjia e re duhet të përdoret si zëvendësim për të mbushur zbrazëtitë në këtë sektor.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Duhet parë si një mjet që përmirëson punën që tashmë po ndodh” – tha ajo.

Ajo shtoi se duhet të shpenzohet kohë për të menduar për disa nga sfidat etike që mund të sjellë monitorimi i njerëzve.

“Duhet t’i përgatisim njerëzit më mirë për të mbrojtur veten, kështu që nuk bëhet fjalë thjesht për të thënë se IA është e mrekullueshme dhe le ta përdorim. Duhet të shohim si potencialin, ashtu edhe rreziqet që mund të sjellë” – tha ajo.

Në shkurt, qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara refuzuan të nënshkruanin një deklaratë ndërkombëtare për inteligjencën artificiale në Paris, e cila premtoi një qasje “të hapur”, “përfshirëse” dhe “etike” në zhvillimin e teknologjisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo ndodh ndërkohë që qeveria njoftoi në mars se do të marrë një qasje “testo dhe mëso” për financimin e IA-së në sektorin publik, me qëllim të “nxitjes së inovacionit”.

Në një bisedë të mëtejshme me doktoreshën Caroline Green, ajo vazhdon të promovojë një qasje të kujdesshme ndaj IA-së.

“Ajo mund të ndihmojë me disa nga punët administrative, me disa nga operacionet e kujdesit, por nuk mund të zëvendësojë atë prekjen njerëzore” – tha ajo.

“Ekziston një rrezik potencial që IA do të shihet si një zgjidhje magjike e disa prej atyre problemeve shumë të mëdha që po shohim në ofrimin e kujdesit social, saktësisht që kemi mjaft staf dhe që po rritet kërkesa nga një popullsi në plakje.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Mendoj se këtu duhet të sigurohemi që të mos investojmë vetëm në IA për të marrë përsipër kujdesin, por të vazhdojmë të investojmë në njerëz, në profesionistë që do të jenë në gjendje të ofrojnë atë kujdes.”

Një përfaqësues i Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social (DHSC) tha:

“Ne do të përdorim teknologjinë më të avancuar për të transformuar kujdesin social dhe tashmë po shohim zhvillime premtuese në gjithë sektorin – nga sistemet me IA që detektojnë rrëzimet dhe ofrojnë ndërhyrje më të hershme, deri te mjetet që automatizojnë dokumentacionin për të liruar stafin që të fokusohet në kujdesin ndaj njerëzve.”

“Përdorimi më i mirë i IA-së në kujdesin social është pikërisht lloji i transformimit që ne po promovojmë në planin tonë 10-vjeçar për shëndetin – duke kaluar nga trajtimi i sëmundjeve te parandalimi i tyre, nga kujdesi në spital te kujdesi në komunitet, dhe nga zgjidhjet analoge tek ato digjitale.”/Katror.info

TAGGED:AIkuriozitetperkujdesjatop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Maqedonci e Jashari nisin vizitën e tyre zyrtare në SHBA
Artikulli i ardhshëm Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

Las Vegas do të presë shortin e Kupës së Botës 2026

8 Shikime
Kuriozitet

Shkencëtarët zbulojnë një sistem të ri të grupeve të gjakut pas 50 vitesh kërkime?

7 Shikime
Kuriozitet

Dy shira meteorësh arrijnë kulmin sonte

25 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?