Aktorja Scarlett Johansson verboi me një fustan elegant të zi, të përkryer për festat e fundvitit.
Në hapjen e dyqanit të bizhuterive luksoze David Yurman (David Yurman), ambasadori i të cilit është, ajo vodhi të gjithë vëmendjen me pamjen e saj elegante dhe krijimin ideal bardh e zi. Fustani i zi ka një detaj mahnitës, që bie në sy, mëngë dramatike në ngjyrë të bardhë të zbukuruar me harqe.

Krijimi mban firmën e markës Carolina Herrera dhe është krijuar për festat e fundvitit, kështu që nëse po kërkoni veshje për këto festa, ky fustan mund të shërbejë si frymëzim.
Për pamjen komplete të aktores së njohur është kujdesur stilistja e famshme e modës Kate Young, veshje kjo e cila është pasuruar edhe me vathë luksozë me smerald./Katror.info