Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift ka dhënë 1 milion dollarë amerikan si donacion për viktimat e tornadove në Tennessee.
“Nashville është shtëpia ime dhe fakti që kaq shumë njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre është shkatërrues për mua”, ka thënë Swift, raporton FemaleFirst.
Fituesja e çmimit “Grammy” ka dhuruar mjete edhe për persona të varfër në qytete të ndryshme, gjatë turneut ‘Eras Tour’ e saj.
Taylor dhuroi mjaft para për të bërë 125,000 vakte për personat e varfër në Tampa Bay, Florida.
Muzikantja nisi turneun “The Eras” në Glendale, Arizona, më 17 mars, dhe u zbulua se ajo bëri një donacion surprizë për “Arizona Food Bank Netëork” si pjesë e një angazhimi për të bërë një ndikim pozitiv në komunitetet gjatë turneut të saj.
“Nuk është e zakonshme të pranosh një telefonatë nga dikush që punon si PR për Taylor Swift, kështu që ne ishim dyshues në fillim, por fatmirësisht kjo doli të jetë absolutisht e vërtetë”, ka thënë Terri Shoemaker, zëvendëskryetar për punë të jashtme në rrjetin e Bankës Ushqimore të Arizonës.
33 vjeçja, që së fundmi është bërë miliardere, me këtë gjest ka treguar zemërgjerësinë e saj dhe është vlerësuar lartë.
Është konfirmuar se shumë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e këtyre tornadove.
Swift është nga Pennsylvania por më vonë është shpërngulur në Nashvile që të ndiqte ëndrrën për t’u bërë këngëtare./Katror.info