Dy ditë më parë Sandra Bullock mbushi 59 vjeç dhe shumë thonë se aktorja duket më mirë se kurrë.
Fituesja e Oskarit është fotografuar në Los Angeles me një fustan veror boho me motive lulesh. Pamja e saj ishte vërtet e bukur dhe për këtë kontribuoi buqeta me lule që mbante në dorë.

Sandra Bullock lindi më 26 korrik 1964 në Virxhinia dhe pjesën më të madhe të fëmijërisë e kaloi në Gjermani, prandaj tani flet rrjedhshëm gjermanisht. Kur ishte adoleshente, ajo u transferua në Uashington me nënën e saj Helga, një këngëtare opere, dhe babain John, i cili ishte mësues muzike, dhe motrën e saj më të vogël, shkruan Katror.info.
Ajo u regjistrua për aktrim në Universitetin e Karolinës Lindore, u emërua mbretëreshë e maturës dhe pas mbarimit të kolegjit u transferua në Nju Jork dhe filloi karrierën e saj.

Sandra fitoi një Oskar për rolin kryesor në filmin “Historia e kampionit”, dhe kujtojmë rolet e saj në filmat “Speed”, “Gravity”, “Miss Secret Agent”. Ajo mori çmimin Gruaja e Vitit në vitin 2010 nga revista People dhe në vitin 2012 ajo u hyri zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness si aktorja më e paguar në historinë e kinematografisë. /Katror.info
Përgatiti:
