Thashethemet për modelet e ardhshme të iPhone qarkullojnë prej disa kohësh dhe me afrimin e fillimit të shtatorit dhe datës së premierës, ne po marrim gjithnjë e më shumë informacione të verifikuara që zbulojnë se çfarë mund të presim nga telefonat e rinj.
Tani duket se kemi marrë konfirmimin e një prej atyre thashethemeve, domethënë që Apple do të heqë çelësin e heshtjes.
Ky ndërprerës, ose “Ring/Silent Switch”, siç e quan zyrtarisht Apple, ka qenë në iPhone që në fillimet e tij dhe funksioni i tij është t’u mundësojë përdoruesve të ndezin ose fikin shpejt tingullin. Megjithatë, gjiganti nga Cupertino duket se ka vendosur vërtet të ndryshojë diçka në anën e majtë të telefonave të tij pas 16 vitesh dhe tani ka ardhur dë shmia se do të zëvendësohet me një buton të ri.
Butoni i ri thuhet se do t’i lejojë përdoruesit ta programojnë atë, domethënë të vendosin vetë se çfarë do të ndodhë kur ta shtypin. Në versionin më të fundit beta të sistemit operativ iOS 17, u gjet kodi që zbulon funksionalitetin e këtij butoni dhe nëntë opsione të ndryshme që do të jenë të disponueshme për përdoruesit:
-Accessibility – aktivizimi i funksioneve të ndryshme të qasshme
-Shortcuts – aktivizimi i shpejtë e shkurtoreve të para-programuara nga aplikacioni Shortcuts
-Silent mode – fikni zërin me një klik
-Camera – aktivizimi i shpejtë e aplikacionit të kamerës
-Flashlight – aktivizimi i blicit
-Focus – aktivizimi i modalitetit të fokusit
-Magnifier – zmadhimi i ekranit
-Translate – nisja e shpejtë e aplikacionit të përkthimit
-Voice Memos – regjistrimi i zërit
Me këtë buton, Apple nuk do të shpikë ujin e nxehtë. Tashmë kemi pasur mundësinë të shohim zgjidhje të ngjashme në smartfonë të ndryshëm Android ndër vite, por sigurisht mendojmë se zbatimi i këtij butoni është një zgjidhje shumë e dobishme. /Katror.info