Kompania “ZiuuRugs“, e themeluar nga disa të rinj shqiptarë në Prishtinë, ka bërë emër në tregun ndërkombëtar me tapetet e saj të personalizuara.
Këto tapete janë të preferuara në shtëpitë e shumë yjeve të showbiz-it dhe personaliteteve të tjera të njohura.
Artistë si Wiz Khalifa, Young Metro 3 Times dhe Martin Garrix kanë shprehur publikisht pëlqimin e tyre për këto produkte të personalizuara nga kompania kosovare “ZiuuRugs”.
Artistja e radhës që ka shprehur gëzimin e saj për një dhuratë të veçantë nëpërmjet një postimi në InstaStory është Bebe Rexha.

Në videon e publikuar, këngëtarja shfaq me entuziazëm tapetin e personalizuar nga kompania “ZiuuRugs”.
Tapeti përmban një dizajn të një shqiponje dhe portretin e Bebes, së bashku me shkrimin “Dibra”, për vendlindjen e saj.
Tapeti kishte edhe një mesazh mbrapa: “Bebe, tingujt e tu janë thurur në zemrat tona, ashtu si ky qilim është thurur me dorë. Shijojeni dhuratën tuaj të personalizuar nga ZIUU! Faleminderit shumë, Ziuu Rugz & Palmesus


Aktualisht ZiuuRugs pjesë e festivalit “Palmesus” në Norvegji, ku punën e tyre ua prezantuar shumë artistëve botëror./Katror.info