Teleskopi Hapësinor Hubble tronditi astronomët kur zbuloi Earendelin, një yll aq i vjetër sa që ekzistonte ndoshta vetëm një miliard vjet pas Big Bengut.
Duke përdorur teleskopin hapësinor James Webb, astronomët kanë zbuluar më shumë detaje rreth këtij ylli të pazakontë.
Befasia më e madhe është mundësia që Earendel të ketë një “shok”, një yll më të freskët dhe më të kuq.
Studimi i një ylli si Earendel mund të zbulojë sekretet se si universi, që mendohet të jetë 13.8 miliardë vjeç, filloi dhe evoluoi.
Hubble broke records by observing the farthest star ever detected, Earendel!
Thanks to a lucky cosmic alignment, the gravity of a galaxy cluster between us & Earendel magnified the star’s light: https://t.co/pXSgLaW26W
Now, we know more about it with @NASAWebb on the job! ⬇️ pic.twitter.com/zqIxTrHCyb
— Hubble (@NASAHubble) August 9, 2023
Duke përdorur Webbin, astronomët kanë fituar njohuri të reja mbi llojin e yllit dhe galaktikën rreth tij, të njohur si Harku i Lindjes së Diellit.
Gjetjet e reja tregojnë se Earendel, që do të thotë yll i mëngjesit në anglishten e vjetër, është një yll masiv i tipit B, më shumë se dy herë më i nxehtë se Dielli dhe rreth një milion herë më i ndritshëm, shkruan Katror.info.
Vëzhgimet e ardhshme të teleskopit mund të zbulojnë edhe më shumë informacione rreth shkëlqimit, temperaturës dhe përbërjes së yllit.
Hubble arriti të zbulojë Earendelin vitin e kaluar falë lenteve gravitacionale, një fenomen natyror që ndodh kur një trup qiellor ushtron një forcë kaq masive gravitacionale sa që shtrembëron kohën dhe hapësirën rreth tij. /Katror.info