Kompania amerikane Sacrilege Motors modifikoi Porsche 911 (964) dhe instaloi një motor elektrik Tesla dhe e quajti projektin e saj Blackbird.
Edhe pse emri Sacrilege mund të tingëllojë si një shaka për komunitetin dhe entuziastët e 911, pronarët e kësaj kompanie pohojnë se po bëjnë gjithçka për të ruajtur frymën e Porschesë klasike duke reduktuar dëmin ndaj ambientit.
Në këtë rast, motori i Porsche me ftohje me ajër, i cili zhvillon 250 kf, u hoq nga 911 America Roadster shumë i rrallë, i cili u prodhua në vetëm 250 ekzemplarë midis 1992 dhe 1993, dhe një motor elektrik nga Tesla Model S u instalua në të, shkruan Katror.info.
Ky motor jep 500 kuaj fuqi dhe 500 Nm çift rrotullues dhe shoqërohet me një bateri 62 kWh që siguron një distancë prej 322 kilometrash.
Modeli origjinal 964 AR përshpejtoi nga 0 në 100 km/h për 5.6 sekonda dhe tani arrin “100” për më pak se 4 sekonda.
Sacrilege Motors ka punuar edhe në shasi, ka instaluar amortizues Penske në pjesën e përparme dhe të rregullueshëm në pjesën e pasme, ndërsa frenat Brembo kujdesen për ndalimin. Makina ka gjithashtu një diferencial me rrëshqitje të kufizuar. /Katror.info