katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    23 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    24 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    23 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    24 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    24 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    23 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Bruce Springsteen, “The Boss” dhe hero i klasës punëtore në Amerikë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Bruce Springsteen, “The Boss” dhe hero i klasës punëtore në Amerikë

Last updated: 03/12/2023 10:29 AM
174 Shikime
Shpërndaje
Foto: Getty Images

Muzika e Bruce Springsteen duket se vjen nga një kuptim intuitiv i shtypjes, shfrytëzimit njerëzor dhe jetës në margjina. Si një multimilioner, Springsteen, sipas çdo përkufizimi marksist, nuk është më klasë punëtore, por ai është nga klasa punëtore dhe kuptimi i tij për kompleksitetin dhe kontradiktat e jetës së klasës punëtore e kapërcen statusin e tij ekonomik.

Më 1976 Springsteen atëbotë 26 vjeçar zbulon se nga tre albumet e para të tij, që ishin ndër më të shiturit e asaj kohe, sidomos nga albumi “Born to Run”, nuk ka përfituar gati asnjë dollarë për shkak të mashtrimeve dhe manipulimeve të menaxherëve dhe producentëve të tij.

Springsteen nga fillimet e veprimtarisë së tij ka trajtuar problemet e amerikanëve të rëndomtë, por nga kjo përvojë dhe fakti se ai vinte nga familje e klasës punëtore, puna e tij merr një ndjeshmëri të pakufishme për ata që e kanë jetën e rëndë, duke mbijetuar nga një ditë në tjetrën, nga babai i tij dhe kolegët e tij të fabrikës “jashtë portës së kryepunëtorit, me vdekjen në sytë e tyre dhe zemrat e mbushura me urrejtje” deri te punonjësja e seksit me sy të trishtuar në këngën  “Candy’s Room”, këngë e cila vë përballë një solo muskuloze të zhurmshme në kitarë të E Street Band, në kontrast të vargjeve delikate që trajtojnë Candy-n  me butësi dhe ndjeshmëri.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Kjo ndjeshmëri shtrihet edhe tek ata që nuk mund të punojnë, në “Streets of Philadelfia” (Rrugët e Filadelfias), Springsteen arrin të përshkruajë një karakter, një pacient me AIDS, duke hequr dorë nga vullneti për të jetuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këngët e tij kapin dëshpërimin dhe tjetërsimin e përditshëm të jetëve në nivelet vartëse të procesit prodhues dhe të jetëve të jetuara përtej qarkut të kapitalit. Ai nuk bazohet në ndonjë nocion romantik të punëtorëve – njerëzit që punojnë në këngët e Springsteen marrin vendime të këqija si në këngën “The River”(‘E lashë Merin shtatzënë, dhe kjo ishte e tëra që ajo më shkroi’) dhe kalon në kriminalitet dhe mjerim. (Ishte një bankë e vogël e qytetit, ishte një rrëmujë/Epo unë kisha një armë, mandej ju e dini si shkoi puna), thotë me hidhërim protagonisti i këngës  “Highway 29”.

Në fillim të viteve 80, Springsteen i quajtur tani më “The Boss” në botën e muzikës, kundërshtonte kapitalizmin neo-liberal të sapolindur që çoi në deindustrializimin dhe shpërbërjen sistematike të komuniteteve të klasës punëtore. (Kam kërkuar një punë, por është e vështirë të gjesh), këndon gangsteri i dënuar në këngën “Atlantic City” (Këtu ka vetëm fitues dhe humbës, dhe mos u kapni në anën e gabuar të kësaj linje).

“Born In The USA” më 1985 i vlerësuar si një nga albumet më të mëdhenj në histori është dëshmi se si shteti, kombi dhe shoqëria mund të glorifikohen edhe duke u kritikuar për të metat dhe keqbërjet saj.

“Born in the USA” këngë titullare e albumit që trajton gjendjen e mjerueshme të veteranëve amerikanë nga lufta në Vietnam e sfidon edhe Ronald Regan që të përfolë në fushatën për mandatin e tij të dytë për president duke interpretuar këngën si tiradë kundër trajtimit të ish-luftëtarëve, si valëvitje e flamurit amerikan, si këngë patriotike. Kënga “My Hometown” (Vendlindja ime) përshkruan historinë e një qyteze nga trazirat racore, problemet klasore e deri te mjerimi dhe migrimi i brendshëm i klasës punëtore gjatë krizës ekonomike. Nuk ka album që i ka adresuar problemet e shtetit dhe shoqërisë amerikane më mirë se “Born In The USA”. Por, megjithatë jashtë Amerikës albumi veç sa e bën Amerikën më atraktive, ndërsa brenda i bën amerikanët krenarë që janë amerikanë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas shkrimtarit politik Peter Dreier, marketingu i Springsteen si “një roker shumë muskulor me një kopertinë albumi me një flamur gjigant amerikan, mund të ketë lënë në hije politikën radikale të albumit.” Matty Karas kritike e famshme e muzikës asokohe e konsideroi atë si një album thelbësor që ishte gjithashtu një distilim i përsosur i zemërimit dhe hidhërimit që vlonte nën sipërfaqen e Amerikës së epokës së Reganit.

Një dekadë më vonë te këngët e Springsteen vërehet edhe zhgënjimi i ëndrrës amerikane dhe lidhjen e saj të natyrshme me kapitalizmin. Kjo është më e dukshme në këngën “The Ghost of Tom Joad” (Shpirti i Tom Joad) të vitit 1995, karakter nga romani “Vilet e Hidhërimit” nga John Steinback, me vargjet  (“Vargu i strehimoreve pas çdo këndi – mirë se erdhët në rendin e ri botëror”). Dhe në fund me vargjet tronditëse:

“Nënë, kudo që ka një polic që rrah një njeri,

Kudo që qan një foshnjë e porsalindur në uri,

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ku ka një luftë kundër gjakut të urrejtjes përreth,

Aty më kërko, nënë, aty do të jem”

Kudo që  dikush lufton për një copë vend,

Një copë ndihmë ose punë të denjë,

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kudo që dikush po lufton për të qenë i lirë,

Shiko në sytë e tyre nënë dhe mu do të më sheh”.

Ky është Springsteen duke kanalizuar shkrimtarin e famshëm Steinbeck, por edhe duke kanalizuar llojin e protagonistit që ai ndoshta do të donte të ishte.

Ashtu si me pjesën më të madhe të kundër-kulturës amerikane, ishte tek ai një paaftësi për të kaluar në antikapitalizëm të plotë. Ai i afrohet, ndoshta kritikës ndaj kapitalizmit më së shumti në këngën  ‘Youngstown’ (‘Historia është gjithmonë e njëjtë/Shtatëqind ton metal në ditë/Tani zotëri më thoni se bota ka ndryshuar/Një herë të bëra mjaftë të pasur/aq të pasur sa e harrove emrin tim)’.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dhe 6 vite më vonë më 11 shator 2001 ndodhin sulmet terroriste në SHBA. Kjo ndikon edhe në veprimtarinë e menjëhershme të Springsteen.

Ndoshta, asnjë muzikant, regjisor apo autor nuk mund të kapë me të vërtetë emocionin dhe humbjen e vërtetë të njerëzve që u ndikuan personalisht nga ngjarjet tragjike të 11 shtatorit. Por, Springsteen iu afrua goxha.

Më 21 shtator 2001, Springsteen performoi debutimin kombëtar të këngës së tij “My City of Ruins” (Qyteti imë i gërmadhave) në një speciale televizive. Ishte shkruar për Asbury Park, por mori një ton tjetër pas sulmeve të 11 shtatorit. Ky ton vazhdoi në “The Rising” (Rritja), albumin e tij të vitit 2002 me E Street Band dhe producentin e ri Brendan O’Brien, i cili peshoi pasojat e sulmeve dhe ndikimet e tyre. I realizuar më 30 korrik 2002, pak para përvjetorit të sulmeve, “The Rising” i Bruce Springsteen mori ngjarjet rreth 11 shtatorit dhe i ktheu ato në këngë poetike që tregonin histori nga këndvështrimi i viktimave, familjeve dhe heronjve, jetët e të cilëve u ndryshuan përgjithmonë në atë ditë fatale.

Ndërkohë që historitë e treguara në “The Rising” janë ndonjëherë zemër thyese dhe melankolike, albumi gjithashtu ngjall ndjenja shprese dhe optimizmi. Springsteen portretizoi ndjenjën e humbjes që u ndje nga familjet e viktimave në këngët si “Lonesome Day” (Ditë vetmie) dhe “You’re Missing” (Ti ke humbur) Meloditë e tjera si “My City of Ruins” (Qyteti im i gërmadhave) dhe “Waitin’ on a Sunny Day” (Duke pritur një ditë me diell) u shkruan para 11 shtatorit, por morën kuptime të ndryshme dhe përshtateshin në mënyrë harmonike me pjesën tjetër të këngëve në album.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Duke filluar në turneun Rising, Springsteen u bë një kritik i vendosur i qeverisë së SHBA-së, veçanërisht në lidhje me Luftën e Irakut. Këto zhvillime arritën kulmin me pjesëmarrjen e tij në turneun Vote for Change 2004 në mbështetje të kandidatit presidencial demokrat John Kerry. Turneu solo i Springsteen në vitin 2005, pas publikimit të albumit “Devils and Dust” (Djajtë dhe pluhuri) dhe që përkoi me festimin e 30-vjetorit të Born to Run, eksploroi thellësinë e plotë të katalogut të këngëve të tij – në këtë pikë ai vazhdoi kundërshtimin e tij ndaj politikave të administratës Bush.

Edhe pse mesazhe të ndryshme ideologjike u dëgjuan në këngët e tij, deklaratat e mëparshme shoqërore të Springsteen në të vërtetë nuk ishin aq shumë politike sa morale. Ai bëri çmos që të mos mbante anë, dhe kjo është një nga arsyet pse puna e tij me kandidatët demokratë për president, John Kerry në 2004 dhe Barack Obama në 2008, i befasoi kaq shumë fansat e tij politikisht konservatorë. Springsteen përgjithësisht shmangte emërtimin e emrave edhe në komentet edhe në skenë. Edhe tekstet e tij kishin të bënin me një etikë, tmerret e luftës, varfërisë, racizmit dhe humbjes së respektit për veten, që kishte pak të bënte me politikën elektorale.

Në verën pandemike 2020 Springsteen bën një seri bisedash të sinqerta me ish presidentin Barak Obama të cilat emitohen si podkaste në disa episode ku veçmas ata trajtojnë përvojat e tyre me racizmin si edhe muzikën. Ndërsa diskutojnë jetën dhe karrierën e tyre, filli i përsëritur i bisedave të tyre është një pasion i përbashkët, dashuria për vendin e tyre, pavarësisht të metave dhe historisë së trazuar dhe betejave aktuale.

Barack Obama dhe Bruce Springsteen | Foto: Rob DeMartin/ New York Times

Bruce Springsteen ka realizuar 21 albume për të cilët thuhet se nuk kuptohet Amerika drejt nëse nuk i dëgjon këto albume. Ai ka realizuar 17 turne koncertesh globale, koncerte të cilat kanë zgjatur mbi tre orë duke u shndërruar në festë gjithë popullore.

Springsteen ka shitur më shumë se 140 milionë disqe në mbarë botën duke u bërë një nga artistët më të shitur në botë. Ai ka fituar çmime të shumta për punën e tij, duke përfshirë 20 çmime Grammy, dy Golden Globes, një Academy Award Oscar dhe një Special Tony Award.

Springsteen u përfshi si në The Songwriters Hall of Fame ashtu edhe në Rock and Roll Hall of Fame më 1999, mori nderimet e Qendrës Kennedy në 2009, u emërua personi i vitit MusiCares në 2013, dhe iu dha Medalja Presidenciale e Lirisë nga Presidenti Barack Obama në 2016. Në maj 2021, Springsteen u bë marrësi i tetë i çmimit Woody Guthrie, një çmim që nderon një artist që flet për drejtësinë sociale dhe vazhdon shpirtin e këngëtarit popullor. Në Mars 2023, Springsteen mori Medaljen Kombëtare të Arteve 2021 nga Presidenti Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:Born In the USABruce Springsteenpeopleriverthe BosstopTophomeUSA

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kushdo mund të jetë Babadimër! Mesazhi i reklamës së Coca-Colës për këtë fundvit
Artikulli i ardhshëm Kalendari i plotë për Euro 2024: Datat dhe stadiumet e ndeshjeve

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

79 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?