Coca-Cola e ka publikuar tashmë reklamën e fundvitit. Kjo është diçka e kthyer në traditë tashmë. Të gjitha kanë një mesazh.
“Të gjithë mund të jenë një Babadimër”, ky është mesazhi i këtij viti.
Në gjysmën e parë të klipit shfaqet një botë plot me Babadimra që ndihmojnë njëri-tjetrin, kurse në pjesën e dytë njerëzit ndihmojnë njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për gjeste të vogla në përditshmëri, në autobus, në lavanderi, në palestër apo restorant. Dhe në fund shfaqet si gjithmonë familja.
Reklama këtë vit ka gjithashtu një këngë të dedikuar, e cila është pritur shumë mirë.
“Bota ka nevojë për më shumë Santa”!/Katror.info