Christian von Koenigsegg ndodhet në një pozitë që çdo CEO i një kompanie makinash do ta ëndërronte: të gjitha modelet janë të shitura për disa vite përpara.
Modelet e kufizuara si Jesko (125 njësi), CC850 (70 njësi) dhe Gemera (300 njësi) janë të gjitha të rezervuara.
Edhe modeli më i fundit, Sadair’s Spear, u shit tërësisht përpara se të prezantohej zyrtarisht.
Koenigsegg konfirmon se projekte të reja janë në zhvillim dhe pritet të hapen porositë sërish pas një deri në një vit e gjysmë.
Një zëvendësues për Jesko është ndër projektet më të rëndësishme.
Ai përjashton një hypercar plotësisht elektrik për momentin, duke theksuar se tregu ka interes të ulët për to.
Koenigsegg vazhdon të mbetet një nga emrat më ekskluzivë dhe të kërkuar në botën e supermakinave. /Katror.info
Përgatiti:
