Në një botë gjithnjë e më të zhurmshme dhe të mbingarkuar me informacione, gjithnjë e më shumë njerëz po gjejnë qetësi përmes një metode të thjeshtë, por shumë efektive: ecjes me vetëdije, ose siç njihet ndryshe “mindful walking”.
Kjo formë e ecjes nuk ka të bëjë me numrin e hapave apo shpejtësinë e lëvizjes, por me përqendrimin e plotë në momentin aktual.
Praktikuesit fokusohen te frymëmarrja, te ndjesitë trupore dhe mjedisi përreth, duke shmangur mendimet që shpërqendrojnë.
Sipas psikologëve, kjo teknikë është shumë efektive për reduktimin e stresit, ankthit dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme emocionale. Ajo i ndihmon individët të shkëputen përkohësisht nga rrjeti i mendimeve të përditshme dhe të lidhen më mirë me trupin dhe natyrën.
Për ta praktikuar, mjafton një shëtitje në natyrë ose edhe në rrugë të zakonshme, duke lënë mënjanë telefonin dhe duke e kthyer vëmendjen nga jashtë brenda vetes, një mënyrë kjo e thjeshtë për të rregulluar humorin dhe për të ndjerë qetësinë që shpesh na mungon. /Katror.info
Përgatiti:
