katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    2 hours ago
    Osmani me delegacionin e EBA-së viziton Mitrovicën e Jugut
    2 hours ago
    AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga rajoni Maramureș
    2 hours ago
    NATO mblidhet në Bruksel – mbrojtja, Ukraina dhe Ballkani Perëndimor në fokus të takimit ministror
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    4 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    4 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    4 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    5 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    2 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    7 days ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    4 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    4 days ago
    Hohenschwangau – Fshati mbretëror në zemër të Alpeve Bavaraze
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Cili shtet është kampion i investimeve në Evropë?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Cili shtet është kampion i investimeve në Evropë?

Last updated: 21/07/2023 12:58 PM
75 Shikime
Shpërndaje
Foto: Blog MPL
Foto: Blog MPL
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Cili shtet është kampion i investimeve në Evropë?

Bëhet e ditur se Douvrin Billy-Berclau në Hauts-de-France në veri është shndërruar në një kantier të madh ndërtimi. Rreth 1000 punëtorë janë duke punuar me shpejtësi për të përfunduar të parën nga tri sallat e mëdha të fabrikës, ku do të prodhohen qelizat e baterive për makinat elektrike. Është fabrika e parë e këtyre përmasave në Francë, përcjell albinfo.ch.

Projekti prej tre miliardë eurosh, i quajtur Automotive Cells Company ACC, po ndërtohet nga prodhuesi evropian i makinave Stellantis, prodhuesi gjerman i makinave Mercedes dhe gjiganti francez i energjisë TotalEnergies. Deri në 2000 vetë pritet të punojnë këtu një ditë. Dhe është vetëm njëri nga projektet e shumta të Francës me pjesëmarrje të huaj.

Vitin e kaluar në Francë janë bërë 1.300 investime nga  jashtë, sidomos në fushën e farmaceutikës, softuerëve dhe telekomunikacionit. Franca është kështu prej vitit 2019 vendi me numrin më të lartë të investimeve të huaja në BE. Më parë lista kryesohej nga Britania e Madhe. Por impakti makroekonomik i investimeve është relativisht i vogël.

Mundesh me e lexu edhe...

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

Matthieu Hubert, Drejtori i Komunikimit i ACC, ecën rreth kantierit të ndërtimit, shtrëngon duart dhe bisedon me punëtorët. “Për momentin, ne i marrim të gjitha bateritë nga Azia – nga Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia. Ne tani duam të ngremë degën tonë në mënyrë që dhe projektimi, prodhimi dhe shitja e baterive të bëhen në Francë”, i tha ai DW.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Industria franceze përfiton nga energjia bërthamore

Ndërtime të tilla janë planifikuar edhe në Gjermani dhe Itali në vitet e ardhshme. Në total, investitorët po shpenzojnë shtatë miliardë euro dhe do të marrin subvencione evropiane prej 1.2 miliardë euro.

Megjithatë, ka arsye pse kjo fabrikë e madhe e konsorciumit ndodhet në Francë, tha Hubert. “Këtu ka inxhinierë dhe teknikë jashtëzakonisht të kualifikuar – Franca ka një kulturë industriale të mirëfilltë. Përveç kësaj, vendi ka një avantazh të qartë, sidomos në krahasim me Gjermaninë: Energjia bërthamore, e cila është e lirë,” thotë sipërmarrësi. Energjia bërthamore përbën rreth 70 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në Francë. Qeveria dëshiron të vazhdojë të mbështetet në të – dhe po planifikon të ndërtojë edhe së paku gjashtë reaktorë bërthamorë shtesë.

Termomiksi gjithashtu përfiton

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Neil Bernard, drejtor i çështjeve publike, aksesit në treg dhe komunikimit në kompaninë farmaceutike italiane Chiesi, shton një argument tjetër: “Autoritetet e Francës kanë qenë gjithmonë shumë mbështetëse për ne në projektet tona – ne ndihemi të mirëpritur këtu,” tha ai për DW.

Jashtë Italisë – selinë e ka në Parma – Chiesi ka fililal vetëm në Francë. Vendi ka qenë për kompaninë një “territor strategjik” për 30 vjet. Chiesi ka një qendër kërkimore në Bois-Colombes pranë Parisit dhe një sallë prodhimi në La Chaussée-Saint-Victor në Francën qendrore.

Kjo e fundit tani do të zgjerohet edhe më tej. Deri në vitin 2026 aty do të investohen 60 milionë euro dhe do të rritet numri i punonjësve nga 170 në 300. “Programet qeveritare si ‘France Relance’, të cilat nxisin energjitë e rinovueshme, ndër të tjera, na tregojnë se qeveria mendon njësoj me ne”, thekson Bernard. Chiesi synon ta arrijë zeron neto deri në vitin 2035: kompania duhet të emetojë më pas po aq CO2 sa absorbon.

Edhe kompania gjermane Vorwerk, jep si argument për vendim të ri investimi mbështetjen e qeverisë. Kompania me seli qendrore në Wuppertal shet procesorin  ushqimor Thermomix dhe është e pranishme në Francë prej tashmë 50 vjetësh dhe tani po ndërton një vend të dytë prodhimi në Donmar në rajonin verior të Qendrës-Val-de-Loire me një kosto prej 57 milionë eurosh.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne e dimë se qeveria është miqësore me biznesin dhe dëshiron të ri-industrializojë Francën dhe ne e mirëpresim këtë,” tha për DW Sebastian Weber, drejtor i përgjithshëm i Vorwerk Semco, filialit të parë francez të kompanisë në Cloyes-les-trois-Rivieres, në jug të Parisit. Ai shton se Franca ka një infrastrukturë shumë të mirë dhe specialistë të trainuar mirë.” Nga këto, Vorwerk planifikon të rekrutojë 74 të tjerë për të punuar në fabrikë, e cila do të përfundojë deri në fund të vitit 2024.

Pse ekonomia e Francës po rritet me të vërtetë

Në fakt, qeveria e presidentit Emmanuel Macron ka kryer disa reforma pro biznesit, siç nënvizohet nga ministri delegat për tregtinë e jashtme, për të rritur joshjen e e biznesit në Francë ose  jashtë vendit Olivier Becht. “Ne kemi reduktuar taksat e korporatave nga 33 në 25 për qind, i kemi bërë ligjet tona të punës më fleksibël, kemi reduktuar barrën administrative për kompanitë që duan të hapen këtu dhe kemi lëshuar më shumë tokë për ta”, tha ai për DW. Popullariteti i Francës si një vend i përshtatshëm për investime të huaja është një bekim për ekonominë. “Në vitin 2022, investimet e huaja direkte krijuan 58 mijë vende pune. Ekonomia jonë u rrit me 2.6 për qind dhe do të vazhdojë të zgjerohet këtë vit, ndërsa vende të tjera si Gjermania janë në recesion”, thotë ai.Por Anne-Sophie Alsif, kryeekonomiste në konsulencën e menaxhimit BDO, thotë se investimet e huaja vështirë se janë përgjegjëse për shifrat e mira ekonomike. “Papunësia e Francës në fakt ka rënë nga mbi dhjetë për qind disa vjet më parë në rreth shtatë për qind tani, por kjo është kryesisht për shkak se kemi një popullsi në plakje dhe kemi më pak njerëz në moshë pune,” tha ajo për DW. “Ekonomia jonë po rritet kryesisht sepse gjatë pandemisë së Koronës dhe që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, shteti ka shpërndarë shumë subvencione për kompanitë që donin t’i

Një “ekosistem” për bateritë për lëvizshmërinë me ndihmën e energjisë elektrike

Në rajonin Hauts-de-France, megjithatë postet shtesë janë më se të mirëpritura. Sektori tradicional i automobilave  aktualisht punëson aty më shumë se 50 000. Por shumë nga këta punëtorë do të duhet të gjejnë punë të reja deri më 2035, sepse Bashkimi Evropian do ta ketë ndaluar deri atëherë shitjen e makinave me motorë me djegie të brendshme.

Sekretari i Përgjithshëm i ACC Hubert shpreson se disa nga këta punonjës do të transferohen në fabrikën e tij. “Ne duam të rritim prodhimin këtu sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ndërtojmë një ekosistem të tërë për bateritë për makinat elektrike me një zinxhir furnizimi,” thotë ai. Ky ekosistem, i cili do të përfshijë të paktën tre fabrika të tjera me bateri, parashikohet të punësojë 10,000 njerëz. Qeveria tashmë po e quan rajonin Lugina Franceze e Baterive./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    SHBA-ja planifikon mbledhjen e Bordit të Paqes më 19 shkurt
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Distria e artë në Paris
TAGGED:EvropaFrancainvestimetinvestimet ne fabrikakuriozitettop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Të krijosh shpresë: Fondacioni “Rrethi i Besimit” për një komunitet më të qëndrueshëm
Artikulli i ardhshëm Foto: Gazeta Shqip Ndezi skenën me performancën e tij, Ricky Martin i drejtohet shqiptarëve: Jini krenar për vendin tuaj

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Truku që ju tregon nëse ka ardhur koha për një jastëk të ri!

2 Shikime
Lajme

Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale

24 Shikime
Lajme

Osmani me delegacionin e EBA-së viziton Mitrovicën e Jugut

2 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?