Padyshim që Elvana Gjata është një nga divat e muzikës shqiptare që këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku. Klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore e tregojnë që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm.
Elvana sot ka postuar disa foto në profilin e saj në Instagram. Për disa ditë këngëtarja ka qenë në Belgjikë. Në disa nga foto Elvana e veshur me një kostum të zi duke konsumuar një mollë jeshile nuk ka munguar edhe një këshillë nga ana e saj për të gjithë ndjekësit:
Hani fruta, shmangni doktorët

Të gjithë adhuruesit që e pëlqejnë çdo projekt të Elvanës, e vlerësojnë dhe për artisten me plot vlera dhe njëkohësisht edhe për thjeshtësinë që ajo ka. Ditë më parë Elvana Gjata elektrizoi publikun e “Sunny Hill Festival” me performancën e saj, por emocionet më të mëdha me siguri i ka ndier një nga njerëzit më të dashur, ku për pak çaste ka ndërprerë performancën e saj për t’i uruar ditëlindjan e babit të saj dhe e postoi në llogarinë e saj në Instagram.
Përgatiti:
